Studimi që tronditi industrinë! Cilat janë pasojat që shkakton sucralo - Business Magazine Albania

Studimi që tronditi industrinë! Cilat janë pasojat që shkakton sucraloza në peshën trupore?

Për vite me radhë, pijet dietike dhe produktet me ëmbëlsues artificialë janë promovuar si alternativë më të shëndetshme për ata që duan të reduktojnë kaloritë dhe të mbajnë nën kontroll peshën trupore. Megjithatë, një studim i ri sjell një zbulim tronditës, sucraloza, një nga ëmbëlsuesit më të përdorur në botë, mund të ndikojë në trurin tonë duke shtuar ndjesinë e urisë dhe duke e bërë më të vështirë kontrollin e ushqyerjes.

Lexo gjithashtu: Sa kafe duhet të pimë në ditë që të mbetemi vetëm te përfitimet? Këshilla nga ekspertët

Çfarë tregoi studimi?

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos zbuluan se sucraloza aktivizon pjesën e trurit që kontrollon oreksin, duke shkaktuar një rritje të ndjeshme të urisë, deri në 20% më shumë krahasuar me konsumimin e sheqerit të zakonshëm. Ky efekt u zbulua përmes skanimeve të avancuara të trurit dhe analizave të gjakut të pjesëmarrësve, të cilët u ekspozuan ndaj ujit të ëmbëlsuar me sucralozë, sheqer të zakonshëm dhe ujë të pastër.

Lexo gjithashtu: 5 mësime shëndetësore që mund të mësojmë nga vitet 1950

Pse ndodh kjo?

Sipas studiuesve, truri është programuar të presë kalori kur ndien shijen e ëmbël. Por kur ëmbëlsuesit artificialë nuk ofrojnë energjinë e pritur, trupi mund të përgjigjet duke nxitur një ndjenjë më të madhe urie, çka mund të çojë në konsum më të lartë ushqimi.

“Kemi parë që sucraloza jo vetëm që aktivizon qendrat e urisë, por gjithashtu forcon lidhjet nervore në tru që lidhen me vendimmarrjen dhe shpërblimin, duke ndikuar në mënyrën se si e perceptojmë ushqimin dhe dëshirën për ta konsumuar atë,” shpjegon Dr. Katie Page, autore kryesore e studimit.

Lexo gjithashtu: Ushqimet e përditshme që ndihmojnë shëndetin mendor

A është koha për të rishikuar konsumin e ëmbëlsuesve artificialë?

Këto gjetje vënë në pikëpyetje efektivitetin e ëmbëlsuesve pa kalori për menaxhimin e peshës. Organizata Botërore e Shëndetësisë tashmë ka paralajmëruar që këto alternativa nuk ndihmojnë në uljen e peshës afatgjatë dhe madje mund të sjellin efekte të kundërta.

Ekspertët këshillojnë që në vend të zëvendësimit të sheqerit me ëmbëlsues artificialë, më mirë të adoptojmë një dietë të balancuar me më pak sheqer të shtuar në përgjithësi. “Ashtu siç kemi mësuar të konsumojmë më pak kripë, ne mund të mësojmë edhe të reduktojmë dëshirën për të ëmblat duke trajnuar shijet tona,” thotë Dr. David Katz, ekspert i mjekësisë parandaluese.

Pra, herën tjetër kur të mendoni për një pije dietike, mendohuni dy herë, a po ndihmon vërtet në mbajtjen e peshës apo po e mashtron trurin tuaj?

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0