Aktiviteti fizik ndihmon jo vetëm trupin por edhe mendjen. Një analizë shkencore ka dalë në përfundimin se personat me depresion mund të përfitojnë njëlloj si nga terapia psikologjike apo medikamentet edhe duke bërë aktivitet fizik.
Studiuesit analizuan 73 studime klinike, që përfshinin afro 5,000 të rritur me depresion, për të vlerësuar sa i fortë është ndikimi i ushtrimeve fizike në përmirësimin e simptomave, dhe u pa se ushtrimet reduktojnë lodhjen, trishtimin, problemet me gjumin dhe ndjenjat e pashpresës, pa dallime të mëdha krahasuar me trajtimet tradicionale.
Lexo edhe: Sa do t’i kushtonte Groenlanda Trumpit? Vendburimet e gazit dhe precedenti i Luizianës
Autorët theksojnë se aktiviteti fizik është një opsion i sigurt dhe i aksesueshëm, veçanërisht për ata që e kanë të vështirë të ndjekin terapi ose trajtim me barna. Megjithatë, ata paralajmërojnë se numri i studimeve me cilësi të lartë mbetet i kufizuar dhe se ende mungojnë të dhëna të forta për efektet afatgjata.
Depresioni mbetet një nga problemet më të mëdha shëndetësore në botë, duke prekur mbi 280 milionë njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Studimi nuk gjeti një lloj të vetëm ushtrimi që të jetë më efektiv se të tjerët, por përfitimet ishin më të mëdha tek personat që bënin ushtrime me intensitet të lehtë deri në mesatar dhe që ndiqnin programe të kombinuara aerobike dhe force.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.