AI dhe arsimi, A-ja nuk është vetëm inteligjencë artificiale, por... - Business Magazine Albania

AI dhe arsimi, A-ja nuk është vetëm inteligjencë artificiale, por edhe ankth

Në vitin 2025, debati mbi inteligjencën artificiale (AI) ka pushtuar universitetet, duke nxjerrë në pah një fenomen të ri: ankthin që ajo sjell. Ekspertët e arsimit të lartë shohin AI jo vetëm si një mjet produktiviteti, por edhe si pasqyrën e problemeve që kanë karakterizuar dekada të tëra arsimin universitar, nga buxhetet e pakta te ngarkesa e madhe për pedagogët.

Sondazhet tregojnë se përdorimi i AI nga studentët tejkalon atë të pedagogëve, të cilët shpesh shprehin shqetësime për privatësinë e të dhënave, mashtrimet akademike dhe mungesën e trajnimeve profesionale. Megjithatë, AI mund të jetë gjithashtu një mundësi për personalizim të mësimit, qasje të barabartë dhe zhvillim të aftësive që kërkon tregu i punës.

Sipas studiuesve dhe drejtuesve universitarë, e ardhmja kërkon një integrim më të thellë të AI me proceset arsimore dhe përgatitjen e studentëve për tregun e punës. Ata që nuk përshtaten me ndryshimet rrezikojnë të mbeten pas. A-ja në AI, që aktualisht shumë e shohin si “Anxiety”, mund të transformohet në “Action”, veprim për të përmirësuar arsimin dhe për të mbajtur universitetet relevante në një botë që ndryshon shpejt.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0