Studimi i qeverisë/ Nëse harxhoni mbi 700 kwh do ta paguani më shtrenjtë faturën e dritave - Business Magazine Albania

Studimi i qeverisë/ Nëse harxhoni mbi 700 kwh do ta paguani më shtrenjtë faturën e dritave

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pranuar se është drejt përfundimit një studim, i cili do të bëjë të mundur rikthimin e fashave për pagesën e energjisë elektrike nga familjarët.

Teksa detajet e studimit nuk tregohen ende, indikatorët sugjerojnë se familjarët që harxhojnë më shumë se 700 KWH energji elektrike diferencwn do ta paguajnë me çmim tregu.

Aktualisht çmimi i energjisë për të gjithë familjarët dhe bizneset e vogla kompensohet nga shteti dhe paguhet në masën 9.5 lekë, ndërsa ën tregun e lirë cmimi i saj shkon trefish, mesatarisht 33 lekë.

Ndërkohë bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka miratuar tarifat e reja të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, që ndikojnë drejtpërdrejt te çmimi fundor të energjisë, duke qenë se janë pjesë përbërëse e saj.

Sipas vendimit, tarifa mesatare e nga data 1 maj-31 dhjetor 2023 do të jetë 0.85 lekë/kwh, nga 0.75 lekë/kwh që ishte deri më tani, teksa OST kishte kërkuar që tarifa të ishte 1.47 lekë/kwh.

Ndërkaq, sa i takon tarifave të shpërndarjes, për klientët e lidhur në tensionin 35 KV ajo do të jetë 1.55 lekë/kwh, nga 1.5 lekë/kwh që është aktualisht, ndërsa për abonentët e lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV tarifa e re do të shkojnë në 3.99 lekë/kwh nga 3.9 lekë/kwh që ishte aktualisht

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0