Studimi i Deloitte në Evropën Qendrore, kompanitë shqiptare kryesojnë renditjen - Business Magazine Albania

Studimi i Deloitte në Evropën Qendrore, kompanitë shqiptare kryesojnë renditjen

Disa kompani nga Kosova dhe Shqipëria janë përzgjedhur nga Deloitte, si kompanitë me zhvillim më të shpejtë, ndikim dhe rritje në Evropën Qendrore. Sipas asaj që njofton kompania kosovare Gjirafa, kjo kompani është njohur nga Deloitte si kompania në fushën e teknologjisë me rritje më të shpejtë; duke u renditur në vendin e 11-të në Evropën Qendrore dhe e para në rajonin e Ballkanit.

“Sot është një moment historik i rëndësishëm. Që nga ditët e themelimit, ne kemi qenë në rritje eksponenciale. Ne jemi vërtet të nderuar nga Deloitte për këtë njohje”, ka shkruar në Facebook, Mergim Cahani, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë.

Përveç kësaj kompanie, Deloitte ka vlerësuar edhe kompaninë tjetër kosovare Frakton. “Frakton është bërë një nga kompanitë e para të Kosovës që është paraqitur ndonjëherë në raportin prestigjioz Deloitte… Frakton është renditur e 16-ta në kategorinë Rising Star, një kategori që rendit kompanitë që tregojnë potencial të madh, por janë shumë të reja për të përmbushur minimumin e katër viteve për kriterin e funksionimit për kategorinë kryesore Fast 50”, ka shkruar Frakton në Facebook.

Edhe gjashtë kompani të tjera janë renditur ndër më të suksesshmet nga Deloitte, në kategorinë “Impact Star”. Nga Shqipëria janë përfshirë, OFICINA (Arjan Ymeri), Softmogul (Albi Zhulali) dhe Facilization (Gjergji Guri), kurse nga Kosova renditen Cacttus (Astrit Leti), ASSECO (Ardian Shehu) dhe 3CIS (Artir Geci).

“Deloitte Technology Fast 50” në Evropën Qendrore është një program që njeh dhe profilizon kompanitë e teknologjisë me rritje të shpejtë në rajon. Aktualisht në edicionin e tij të 21-të, ky program rendit 50 kompanitë publike ose private të teknologjisë me rritjen më të shpejtë. Fituesit e çmimeve Technology Fast 50 për vitin 2020 përcaktohen bazuar në rritjen e të ardhurave për katër vjet (2016 deri në 2019), duke shtuar se kompanitë duhet të kenë të ardhura operative të vitit bazë prej 50,000 euro në 2016, 2017, 2018 dhe të ardhura operative të vitit aktual (2019) prej të paktën 100,000 euro. “Deloitte Technology Fast 50” në Evropën Qendrore është pjesë e programit global “Deloitte Fast 500”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0