DailyMail, duke u bazuar në një studim të ri tregon se Prishtina, është kryeqyteti europian ku mund të blihet më lirë një shtëpi.
Duke bërë një krahasim, çmimi i banesave në Mbretërinë e Bashkuar shkon mesatarisht 294,910 £, ndërsa në Londër kushtojnë gati dyfish.
Mirëpo, nëse në Britani me këtë çmim mund të blini një shtëpi normale, në Kosovë mund të merrni në super vilë.
Studimi vë në pah se me 250,000 £ në Prishtinë mund të blihet një shtëpi me pesë dhoma gjumi me tre tualete, një garazh dhe kopsht të madh.
Pronat në qytet kushtojnë 577 £ për metër katror, e ndërsa në Londër mesatarisht 8,091 £ për metër katror. Në vendin e dytë renditet Jerevani i Armenisë.politiko
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.