Studimi: Ecni 5000 hapa në ditë, mjaftueshëm për të qëndruar të shëndetshëm - Business Magazine Albania

Studimi: Ecni 5000 hapa në ditë, mjaftueshëm për të qëndruar të shëndetshëm

Studimi: Ecni 5000 hapa në ditë, mjaftueshëm për të qëndruar të shëndetshëm

Prej kohësh është thënë se 10,000 hapa në ditë është numri magjik që ju nevojitet për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm, por një studim i ri tregon se edhe më pak se 5,000 mund të jenë të mjaftueshëm për të parë një përfitim.

Analiza e më shumë se 226,000 njerëzve në mbarë botën tregoi se 4,000 hapa në ditë ishin të mjaftueshme për të filluar zvogëlimin e rrezikut të vdekjes së parakohshme për çdo shkak.

Pak më shumë se 2300 janë të mjaftueshme për pasur përfitime shëndetësore lidhur me zemrën dhe enët e gjakut. Sa më shumë të bëni, aq më shumë përfitime shëndetësore shihen, thanë studiuesit.  Çdo 1000 hapa shtesë përtej 4000 ul rrezikun e vdekjes së hershme me 15% deri në 20000 hapa.

Ekipi nga Universiteti Mjekësor i Lodz-it në Poloni dhe Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Johns Hopkins në SHBA zbuloi se përfitimet e ecjes zbatoheshin për të gjitha gjinitë dhe moshat, pavarësisht se ku jetonin.

Megjithatë, përfitimet më të mëdha u panë tek moshat nën 60 vjeç.

EN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0