Studimi - Cilës media i besojnë më shumë shqiptarët? - Business Magazine Albania

Studimi – Cilës media i besojnë më shumë shqiptarët?


Në vitin 2016, çdo teleshikues shqiptar qëndroi i shoqëruar nga televizori për të paktën 4 orë e 30 minuta në ditë, duke e klasifikuar vendin tonë mes shteteve që qëndrojnë më gjatë para ekranit.

Shifra është pothuajse 1 orë mbi mesataren europiane prej 3 orësh e 40 minutash në ditë dhe na grupon me vendet e Europës Lindore, Italinë dhe Portugalinë.

Lexo: 10 ligjet e marketingut në median sociale

Sipas të dhënave të publikuara nga Unioni Europian i Transmetuesve, televizioni është edhe media të cilës shqiptarët i besojnë më shumë, ndryshe nga shumica e Europës, e cila informimin e konsideron më “të shenjtë” në radio.

Këtë nivel të lartë besimi tek televizioni, Shqipëria e ndan me vendet nordike, të cilat kanë të njëjtin perceptim për informacionet e transmetuara në televizione.

Nga format e tjera të informimit, shqiptarët favorizojnë besim edhe në shtypin e shkruar e në radio, por në rënie nga viti i mëparshëm.

media

Burimi: standard.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0