Studimi, 92% e studentëve preferojnë libra fizikë sesa e-books

Studimi, 92% e studentëve preferojnë libra fizikë sesa e-books


Na vjen keq, teknofilë! Ndërsa bota po bëhet gjithnjë e më dixhitale, kur është fjala për leximin, librat e rregullt po i qëndrojnë kohës. Në një studim të ri të kryer nga profesori i gjuhësisë në Universitetin Amerikan Naomi Baron, hulumtuesit kanë gjetur se një shumicë e madhe e studentëve preferojnë libra fizikë – me kapak dhe letër – më shumë se e-books për të lexuar me orë të tëra.

TechSot.Al raporton se për studimin, Baron anketoi mbi 300 studentë universitarë nga SH.B.A, Japonia, Gjermania dhe Sllovakia rreth preferencave të tyre të leximit. Mes opsioneve për libra fizikë dhe pajisje elektronike të leximit, 92% e studentëve kanë thënë se mund të përqendrohen më mirë me libra fizikë.

“Ka dy çështje të rëndësishme. E para ishte se ata thonë se hutoheshin me gjëra të tjera nëse lexonin e-libra”, ka thënë Baron për The New Republic. “E dyta kishte të bënte me lodhjen e syve dhe dhimbjen e kokës dhe parehatinë fizike.”

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve./

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0