Studimi:" 54% e prindërve nuk kanë një përgjigje të menjëhershme për pyetjet e fëmijëve të tyre" - Business Magazine Albania

Studimi:” 54% e prindërve nuk kanë një përgjigje të menjëhershme për pyetjet e fëmijëve të tyre”

Studimi:" 54% e prindërve nuk kanë një përgjigje të menjëhershme për pyetjet e fëmijëve të tyre"

Rreth 54% e prindërve të anketuar nuk kanë një përgjigje të menjëhershme për pyetjet e fëmijëve të tyre, dhe 44% kanë pranuar se shpikin përgjigje në moment, sipas një ankete të kryer nga Amazon Alexa, e bërë publike të hënën.

Anketa e realizuar nga firma e kërkimit të tregut Kantar, që përfshiu më shumë se 750 prindër në gjashtë qytete të ndryshme, zbuloi se 52%  e të anketuarve kërkojnë dhe përgjigjen menjëherë me saktësi.

“Anketa tregon se rreth 54% e prindërve të anketuar shpesh ndihen se nuk kanë përgjigje të menjëhershme për pyetjet e fëmijëve. Gjithashtu, tregohet se 52 % e të anketuarve kërkojnë dhe përgjigjen menjëherë me saktësi nëse nuk e dinë përgjigjen. Një gjë interesante është se 44% e prindërve të anketuar kanë pranuar se shpikin përgjigje në moment,” thuhet në anketë.

Lexo edhe:Zbulohet diamanti i dytë më i madh në botë

Sipas anketës, mbi 90%  e prindërve pajtohen që inkurajojnë fëmijët e tyre të bëjnë më shumë pyetje për t’i ndihmuar ata të rriten dhe të mësojnë gjëra të reja, dhe pothuajse 92% e prindërve pajtohen se mësojnë gjëra të reja gjatë këtij procesi të përgjigjes ndaj pyetjeve të fëmijëve të tyre.

Sipas raportit, 63% e prindërve kanë zbuluar se fëmijët e tyre bëhen më kuriozë dhe bëjnë më shumë pyetje kur shikojnë televizor, 57 % ndihen se fëmijët janë më kuriozë kur udhëtojnë, 56%  gjatë studimit, 55% gjatë aktiviteteve në natyrë, 52%  kur shikojnë përmbajtje në pajisje portative, dhe 50% i gjejnë kuriozë ndërsa dëgjojnë bisedat mes të rriturve.

bs

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0