Studim: Ekzistojne rreth 1 milione aplikacione te rreme qe mund te rrezikojne smartfonin tuaj - Business Magazine Albania

Studim: Ekzistojne rreth 1 milione aplikacione te rreme qe mund te rrezikojne smartfonin tuaj


Aplikacionet e rreme te pergatitur mire ngjasojne se tepermi me ato zyrtaret, por qe jane krijuar me qellim qe te vjedhin te dhena te perdoruesve dhe tashme keto aplikacione jane rritur shume ne numer, sipas nje studimi te bere nga kompania e sigurise Trend Micro. Kompania veshtroi 50 aplikacione falas ne Google Play Store (Dyqani i Aplikacioneve te Android) duke kerkuar nese ekzistojne versione te rreme te tyre ne dyqanet e aplikacioneve.

U zbulua se versione te rreme ekzistonin per 77 % te aplikacioneve te vrojtuara. Aplikacionet e rreme zakonisht jane bere te duken teresisht si origjinali se bashku me te njejtat funksione, por qe mbartin nje rrezik te pashmangshem dhe ne disa raste “fatal”.

“Ne kemi gjurmuar aktivitete te aplikacioneve te demshme dhe te rrezikshme per afro 5 vite”, tha JD Sherry, Zv. President i Teknologjise dhe Produkteve tek Trend Micro. “Rreziku qe njerezit te mashtrohen nga keto aplikacione eshte shume i larte dhe ata mund te jene pre e ketyre mashtrimeve lehtesisht”.

Kompania e sigurise Trend Micro me baze ne Tokio, e cila prodhon antiviruse qe mbrojne kompjuteret, tabletet, smartfonet tane nga te tilla rreziqe, tha se kishte gjetur 890,482 aplikacione te rreme ne nje vrojtim te bere ne muajin prill te ketij viti. Me shume se gjysma rezultuan te ishim aplikacione keqdashese kur 59,185 ishin Adware (programe qe shfaqin vazhdimisht reklama te padeshirueshme) dhe 394,263 ishin aplikacione keqdashese Malware qe rrezikonin te dhenat e perdoruesve.

Rastet me te shpeshta qe rezultojne te jene aplikacione te rreme jane kryesisht aplikacione antivirusesh dhe objektivi i tyre jane perdoruesit qe mendojne se do te mbrohen permes ketyre aplikacioneve. Ndersa shumica e aplikacioneve te rreme vijne nga forume ose dyqane aplikacionesh nga pale te treta ku siguria eshte e dobet dhe pothuaj inekzistente, aplikacione te rreme shpesh here kane deshmuar se kane mundur te pushtojne edhe dyqanin zyrtar te aplikacioneve te Google.

(PCWorld Albanian)

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0