Studenti 'më i ri' i Erasmus është një gjysh spanjoll 80 vjeç

Studenti ‘më i ri’ i Erasmus është një gjysh spanjoll 80 vjeç


Ai është 80 vjeç, ka vuajtur nga një atak kardiak të pasuar nga një bypass, por ditën e hënë ky gjysh spanjoll do të nisë një semestër të ri si student i Erasmus në Itali.

Pasi pushtuan Facebook, ‘të vjetërit’ po ju rikthehen studimeve…

Lexoni: Facebook tashmë është rrjeti social për njerëzit “e vjetër”

Miguel Castillo, baba i 3 vajzave dhe gjysh i 6 nipërve e mbesave, ka fituar vëmendjen e shumë mediave pasi u njoftua se ai kishte fituar një bursë nga Erasmus për të ndjekur studimet në universitetin e Veronës.

Vite pas tërheqjes nga një karrierë e suksesshme si noter, 80 vjeçari zgjodhi të rifillojë studimet e tij dhe të regjistrohet për një diplomë në degën e historisë në Universitetin e Valencias.

Ai u riregjistrua në universitet për shkak se jeta tipike e një pensionisti, që përfshin kujdesin për nipërit e mbesat, shëtitjet, lojën e golfit dhe bërjen e pak ushtrimeve, nuk ishte e mjaftueshme për të.

Një atak kardiak i pasuar nga një “bypass” i katërfishtë i dha atij shtytjen përfundimtare, që i duhej për t’u rikthyer në bankat e shkollës.

“I thashë vetes, unë duhet të bëj diçka më shumë sesa thjesht të fle si gjysh,” shpjegon ai.

Të hënën, ai bashkohet me qindra studentë që kanë fituar bursa Erasmus për studime jashtë vendit për të kaluar një semestër në një universitet tjetër në Evropë.

Castillo tha se shkon shumë mirë me studentët e tjerë që janë bërë miq të tij dhe dëshiron të frymëzojë njerëz të tjerë të moshuar që të mos kufizohen nga mosha e tyre.

“Mos e mbyllni veten në shtëpi, përhapuni nëpër botë, sepse ne mund të kontribuojmë kaq shumë dhe gjithashtu mund të marrim shumë nga shoqëria,” tha ai.

/TheLocal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0