Në një ditë dedikuar mbështetjes dhe diskutimit të propozimeve të biznesit si dhe strategjive të zhvillimit të startup-eve, studentët e programit të inkubimit të Tirana Inc. vizituan One Albania.
Gjatë vizitës ekipet e inkubatorit multi-universitar, kanë ndanë idetë e tyre me profesionistë si dhe kanë diskutuar rreth sfidave që hasin gjatë ndërrmarrjeve në fazat e tyre fillestare. Programi përfshin një gamë të gjerë industrish, duke nisur nga teknologjia, transporti, shëndeti, dhe aspekte të tjera, që lehtësojnë përditshmërinë e qytetarëve. Studentët patën mundësi të takonin dhe shkëmbenin përvojat e tyre me Drejtorin e Përgjithshëm të One Albania, Brano Djurovic, i cili i përgëzoi për krijimtarinë, si dhe i inkurajoi për të sjellë në jetë idetë inovatore.
Vizita u plotësua me shumë këshilla konkrete rreth biznesit dhe ndërrmarrjes nga Drejtori i Grupit Komercial për Biznesin, Indit Daci, i cili ndau ekspertizën e tij duke dhënë komente dhe sugjerime të vyera për çdo propozim të studentëve.
Si një kompani e angazhuar thellësisht për të mbështetur personat e talentuar dhe për të nxitur inovacionin, One Albania vijon të mbështesë të rinjtë sipërmarrës dhe idetë e tyre të biznesit start-up, si dhe zhvillimin e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto

