Strategjia e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare për 2021 dhe anëtarësimet e reja - Business Magazine Albania

Strategjia e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare për 2021 dhe anëtarësimet e reja

Strategjia e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare miraton Strategjinë për vitin 2021 dhe njofton anëtarësime të reja
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (AMA), në mbledhjen e rradhës së Asamblesë së Anëtarëve, miratoi
strategjinë e veprimtarisë për vitin 2021. Edhe gjatë këtij viti, shtyllat kryesore të veprimtarisë do
përqëndrohen në promovimin e sektorit, arritjeve dhe sfidave të tij, advokimit dhe përfaqësimit
kundrejt politikëbërësve, rregullatorëve dhe aktorëve të tjerë të tregut, rritjes së nivelit të edukimit
dhe përfshirjes financiare, si edhe rritjes së kapaciteteve të aëntarëve dhe forcimit të bashkëpunimit
mes tyre.

Një përparësi e vecantë edhe këtë vit do vijojë t’i jepet misionit social të aktivitetit të
mikrofinancës, ndikimit që ai ka në shoqëri nëpërmjet uljes së varfërisë dhe rritjes së punësimit, dhe
gjatë këtij viti është planifikuar një studim i posacëm për të matur dhe vlerësuar këtë ndikim.

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është e vendosur për të arritur të gjitha qëllimet e saj gjatë vitit 2021
nëpërmjet aktiviteteve të shumta të planifikuara për këtë vit si: studime tregu për të treguar dhe
kuptuar me tepër mbi rolin konkret që mikrofinanca ka në përmirësimin e cilësisë së jetës së individit,
tryeza të ndryshme diskutimi dhe pjesëmarrje aktive me ndikim direkt në kuadrin rregullator të
mikrofinancës për të mundësuar më shumë akses në financim, si dhe trajnime për anëtarët e saj dhe
punonjësit e tyre për të përshpejtuar digjitalizimin e shërbimeve mikrofinanciare, dhe për të krijuar
edhe më tepër mundësi dhe fleksibilitet për qytetarët.

Presidencën e rradhës edhe për këtë vit do ta mbajë Institucioni Financiar Jo-Bankë Kredo Finance,
nëpërmjet kontributit të Drejtores Ekzekutive të tij, znj. Arlinda Muja, mandati i së cilës mbaron në
fund të vitit 2021.

Gjithashtu, Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare i janë bashkuar dy anëtarë, AgroKredit sh.a., i cili
riaktivizoi raportet me Shoqatën gjatë vitit 2020, si edhe AK – Invest sh.a., i cili i është bashkuar
Shoqatës si anëtar me të drejta të plota që nga fillimi i këtij viti. Me këto zhvillime, së bashku me
anëtarët aktualë – Agro & Social Fund, Crimson Finance Fund Albania, FedInvest SHKK, Fondi BESA,
IuteCredit Albania, Kredo Finance, NOA, dhe UniFin SHKK, numri i anëtarëve të Shoqatës shkon në
dhjetë Institucione Financiare Jo-Banka dhe Shoqëri Kursim Krediti. Shoqata Mikrofinanca Shqiptare
në planet e veta synon përfshirjen e të gjithë institucioneve financiare jo-banka që e gjejnë veten në
aktivitetin, prioritetet dhe misionin e saj.
Rreth AgroKredit sh.a.

Agrokredit sh.a është subjekt financiar Jo-bankë, i krijuar në vitin 1999, me 30 degë me shtrirje në të
gjithë Shqipërinë, dhe me treg të synuar më shumë se 50% të popullsisë. Misioni i Agrokredit është të
sigurojë produkte, mbështetje dhe ekspertizë financiare e më gjerë, direkt apo nëpërmjet partnerëve
të vet për sipërmarrjet, familjet dhe komunitetet në zonat rurale, suburbane dhe turistike, duke u
mundësuar atyre rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme të të ardhurave dhe mirëqënies.

Agrokredit sh.a. ka dhënë gjatë jetëgjatësisë së saj 90 mln Euro kredi në më shumë se 33 mijë individë
dhe sipërmarrje. Shoqëria Agrokredit sh.a. është i vetmi subjekt i fokusuar në zhvillimin e zonave
rurale, suburbane dhe turistike.
Rreth AK – Invest sh.a.

AK-INVEST sh.a, Institucion Financiar, i regjistruar me Vendimin e Gjykatës Tiranë nr. 28915 në janar
2003, operon në tregun financiar të Shqipërisë duke ofruar shërbime financiare 1.5 milion klientëve
në më shumë se 350 degë në të gjithë territorin shqiptar. AK-Invest është i licencuar nga Banka
Qendrore e Shqipërisë në vitin 2003 për të ofruar shërbimet e mëposhtme financiare: Kredidhënie
(individ / biznes), faktoring, garanci dhe angazhime bankare, pagesa (ndërkombëtare / vendase),
transferta parash, pagesa utilitare, siguracion jo – jetë, forex, ndërmjetësim dhe konsulencë
financiare.

AK-INVEST sh.a është Partner i MoneyGram International për Shqipërinë. Me një partneritet të
qëndrueshëm me operatorët e tjerë financiarë në treg, AK – Invest u ofron klientëve siguri dhe besim
si gurë themelorë të biznesit financiar. AK – Invest është një Institucion Financiar i përshtatur për
klientët individë dhe bizneset e vogla e të mesme. Në 2017 AK- Invest u bë aksionar në Bursën e
Tiranës. AK-Invest është anëtar i SËIFT, me kodin BIC AKIVALTR.

Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale e themeluar në vitin 2006, e cila
bashkon institucionet financiare kredidhënëse më të rëndësishme në vend. Institucionet anëtare të
Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe në
aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve. Anëtarët aktualë
të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund shpk, Agrokredit sh.a., AK-Invest sh.a.,
Crimson Finance Fund Albania shpk, Fondi Besa sh.a., Fed Invest SHKK, IuteCredit Albania sh.a.,
Kredo Finance shpk , NOA sha, UniFin SHKK.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0