Strategji vendimmarrjeje nga një kampione bote në poker - Business Magazine Albania

Strategji vendimmarrjeje nga një kampione bote në poker

Strategji vendimmarrjeje nga një kampione bote në poker

Fatin nuk e kontrollojmë, por mund të përmirësojmë mënyrën si vendosim, dhe sa vendime më të mira të marrim, aq më të mëdha janë gjasat për rezultate pozitive.

Shumë njerëz mbeten të bllokuar nga frika e gabimit, ndjenja e dështimit ose nevoja për qëndrueshmëri. Kjo i mban në situata që nuk i bëjnë të lumtur, thjesht për të shmangur dhimbjen e pranimit të një zgjedhjeje të gabuar. Duke sugjeron një teknikë kyçe: “udhëtimi mendor në kohë”, të imagjinosh veten në të ardhmen dhe të mendosh si do të ndihesh pas një viti në secilin skenar. Kjo distancë psikologjike ndihmon të shohësh më qartë dhe të marrësh vendime që favorizojnë “veten e ardhshme”.

Një shembull: një mjeke, e pakënaqur prej pesë vitesh, kishte 0% gjasa të ishte e lumtur në punën aktuale pas një viti, por 50% në një të re. Ky krahasim e bëri të largohej menjëherë. Duke nënvizon se distanca mund të krijohet edhe duke pyetur “Çfarë do t’i këshilloja dikujt tjetër në këtë situatë?” ose duke kërkuar mendimin e një mentori. Ajo kritikon faktin që vendimmarrja nuk mësohet në shkolla, ndonëse është thelbësore për jetën. Ndërsa lëndë si trigonometria janë të nevojshme për disa profesione, nxënësit rrallë mësojnë koncepte si të menduarit me probabilitet, ndjenja e kontrollit mbi vendimet, apo njohja e prirjeve mendore që na çojn në marrjene  vendimeve te gabuara. Këto mund të përshtaten sipas moshës, nga lojërat me letra për fëmijët e vegjël, te parashikimi dhe analiza e informacionit për gjimnazistët.

Për ta përhapur këtë kulturë, Duke dhe bashkëshorti i saj kanë krijuar një organizatë që synon integrimin e edukimit për vendimmarrje në shkollat amerikane. Nga një punonjës, kompania sot numëron gati 40, ka departamente edukimi, kërkimi dhe politikash publike, si dhe 12 milionë dollarë në grante për të zhvilluar kurrikula dhe bazë shkencore për këtë lloj edukimi. Synimi: t’i mësohet çdo fëmije se si të marrë vendime më të mira, veçanërisht në një epokë ku inteligjenca artificiale po ndryshon ekosistemin e informacionit. Mesazhi i saj është i thjeshtë por i fuqishëm: sa më të mirë të bëhemi në marrjen e vendimeve në kushte pasiguriw, aq më të suksesshëm dhe të lumtur do të jemi, dhe ndoshta do të fitojmë më shpesh edhe në poker.

PT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0