Stone Castle merr pjesë në panairin më të madh të verave në botë - Business Magazine Albania

Stone Castle merr pjesë në panairin më të madh të verave në botë


Prodhuesi më i madh i verës në Kosovë, kompania Stone Castle është duke prezantuar produktet e saj në panairin më të madh të verërave në botë, Vinitaly që po mbahet në Verona të Italisë.

Ky përfaqësim i një prodhuesi kosovar bëhet për herë të parë, Stone Castle po prezanton prodhimet e verërave nga Kosova.

Drejtori i kompanisë Stone Castle Avdi Gecaj, ka treguar se gjatë këtij panairi ka pasur interesim të madh nga pjesëmarrësit për të shijuar verërat që prodhohen në Kosovë.

“Pas 50 vitesh që organizohet Vinitaly, Kosova me Stone Castle ka bërë histori duke shërbyer verërat më të mira. Dita jonë e parë kishte sukses të madh, tregu ndërkombëtar është shumë i interesuar për shtetin e vogël të Kosovës. Ky është një hap shumë i madh pasi po ju bëjmë me dije që shteti ynë është këtu dhe i gatshëm të konkurrojë me cilësinë dhe çmimet e tregut global”, ka thënë Gecaj.

Në këtë panair marrin pjesë mbi 4700 prodhues të verërave nga e gjithë bota.

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0