‘Steve Jobs’ është një kompani italiane dhe Apple nuk mund të bëjë asgjë për këtë

‘Steve Jobs’ është një kompani italiane dhe Apple nuk mund të bëjë asgjë për këtë


Pas shumë betejave ligjore, vëllezërit Vincenzo dhe Giacomo Barbato ja kanë dalë të fitojnë betejën kundër Apple, duke fituar dhe të drejtën për ta quajtur kompaninë e tyre “Steve Jobs”.

Debati filloi në vitin 2012, kur dy vëllezërit vunë re se Apple nuk e kishte pëdorur askund emrin e Jobs. Dyshja ishte në fillimet e një procesi për të krijuar një kompani me veshje dhe aksesorë dhe vendosën që “Steve Jobs” do të ishte emri perfekt për markën e tyre.

Apple, siç pritej, i paditi vëllezërit për emrin e markës. Por sipas burimeve të ndryshme flitet se gjigandi ka humbur në gjykatë përballë vëllezërve duke mos e mbrojtur logon Steve Jobs.

Dyshja është e vendosur të vazhdojë të punojë me produktet nën markën ‘Steve Jobs’, duke përfshirë çanta, bluza, xhinse dhe aksesorë të tjerë të modës. Në një intervistë me Business Insider Italia, vëllezërit përmendin se qëllimi i markës Steve Jobs është që me kalimin e kohës të tregëtoj paisje elektronike, pra një ditë, mund të jetë një telefon ‘Steve Jobs’ që konkurron në markën Apple të krijuar nga vet Jobs.

/TheVerge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0