Startupi Kungul rrëmben çmimi Butterfly në kategorinë "Gruaja Inovative". RCC shpall fituesit - Business Magazine Albania

Startupi Kungul rrëmben çmimi Butterfly në kategorinë “Gruaja Inovative”. RCC shpall fituesit

Bregu: Përdorimi i inovacionit do t’u mundësojë grave fuqizimin ekonomik

Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së Majlinda Bregu dhe Zëvendëskryeministrja bullgare Mariya Gabriel u dorëzojnë çmimet fituesve.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) shpalli fituesit e Çmimit Rajonal të Inovacionit “Butterfly 2023, në një ceremoni të organizuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, të mbajtur në Sofje. “Urime – shpresojmë që Çmimi i Inovacionit “Butterfly” t’ju mbështesë në lundrimin në tregje sfiduese. Disa nga fituesit e vitit të kaluar kanë përmirësuar zgjidhjet e tyre e po mendojnë të zgjerohen në tregje të reja, ndaj shpresoj se ky çmim do t’u japë një shtysë të fortë drejtë suksesit edhe produkteve tuaja inovative”, tha me këtë rast Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.

Fituesit e gjashtë kategorive janë:

ü  Në kategorinë Çmimi i Inovacionit të Industrisë: Ekipi AgAR, nga Serbia, për një mjet autonom bujqësor robotik pa pilot në tokë për të ripërcaktuar peizazhin e bujqësisë.

ü  Në kategorinë Gruaja Inovative: Team Kungul, nga Shqipëria për një aplikacion celular që ofron informacione thelbësore mbi kancerogjenët e mundshëm, alergjenët dhe kimikatet e dëmshme në kozmetikë dhe ofron alternativa të shëndetshme.

ü  Në kategorinë Çmimi i Inovacionit të Gjelbër: Ekipi PowerWheel nga Maqedonia e Veriut, për rrotat e fuqisë që përdorin lëvizjen rrotulluese të bagazheve, karrocave të blerjeve, shtretërve spitalorë dhe karrocave për fëmijë për të karikuar pajisjet elektronike.

ü  Në kategorinë çmimi i inovacionit STEM: Ekipi malazez Flourish, për një trajner digjital të fokusuar në zhvillimin e përballueshëm të inteligjencës emocionale, duke përdorur ushtrime interaktive, të personalizuara dhe në formë lojrash për të rritur inteligjencën emocionale.

ü  Në kategorinë Çmimi Inovacioni Universitar: Ekipi Kosovar Robotic Hand për dorën robotike vendimtare për protetikën funksionale.

ü  Në kategorinë e të rinjve: Team QManager nga Bosnja dhe Hercegovina për një sistem të menaxhimit të radhëve të krijuar për rritjen e efikasitetit nëpër zyra të ndryshme administrative, duke përfshirë bankat, qendrat e administratës së qytetit dhe qendrat e shërbimit.

Drejtuesja e “Kungul” Erblina Shehu, ritheksoi faktin se Kungul, është një aplikacion që do të ofrohet gjithnjë falas për konsumatorin dhe pa reklama apo info të panevojshme. Komuniteti merr dhe i jep vlerë këtij startupi, ndaj ju mund ta Shkarkoni dhe ta përdorni.
Erblina fton bizneset të bashkëpunojnë, duke ndarë informacionet për produktet e tyre. Sipas saj, në çdo brand, ka disa produkte pa ingredientë të dëmshëm, të cilët do të mund t’i sygjerojmë si zgjidhje të shëndetshme.

“Investimi në Kërkim dhe Zhvillim (R&D) në rajonin tonë mbetet mjaft i ulët – më pak se 1% e PPB-së ndërsa në BE kjo shifër është 2.3%. Për të përmbushur premtimin e mekanizmave të inteligjencës artificiale sot edhe politikat duhet të jenë të zgjuara. Si pjesë e Planit të ri- të BE-së- të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, së shpejti do të nisë një para-përshpejtues rajonal i fokusuar në teknologjinë e thellë (deep-tech). Jemi të kënaqur të shohim që përpjekjet tona po japin fryte. Po synojmë gjithashtu që një segment i kësaj nisme të mbështesë ekipet e inovacionit në fazat e hershme përtej teknologjisë së thellë”, shtoi Bregu.

Ballkani Perëndimor ka ndryshuar shumë në dekadat e fundit. Konkurrenca globale për inovacionin dhe transformimin digjital është pika e re ideale, por për fat të keq, performanca e inovacionit të BP është nën 70% të asaj të BE-së. Indeksi Global i Inovacionit 2023 i rendit ekonomitë tona midis vendit 53 dhe 84.

“Nga ana tjetër, rajoni po performon mirë kur bëhet fjalë për STEM. Përqindja e grave në profesionet STEM është mbi 40%, dhe kjo është një arsye tjetër, që e kam shumë për zemër, pse inovacioni është kaq i rëndësishëm për shoqëritë tona. Ai përdor pikat e forta të grave. Përdorimi i inovacionit do t’u mundësojë grave të marrin pjesë në ekonominë digjiitale dhe të kenë akses në shërbimet digjitale, të cilat janë thelbësore për fuqizimin ekonomik. Sapo ka përfunduar fushata vjetore e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Ka një të vërtetë të artë në këtë histori: gratë e pavarura ekonomikisht mund t’i shpëtojnë ciklit të dhunës”, përfundoi Bregu.

RCC do të zbulojë së shpejti një platformë në internet që synon të lidhë gratë e suksesshme në STEM me profesionistë të rinj aspirantë – një hap kryesor brenda Rrjetit Rajonal të Grave në STEM të RCC

“Çmimet e Inovacionit “Butterfly” janë promovimi i krijimtarisë, mençurisë dhe angazhimit drejt inovacionit. Ato tregojnë se si mund të ndërtojmë një ekosistem ku inovatorët, studiuesit, sipërmarrësit, të rinjtë dhe gratë novatore punojnë së bashku për të mirën e rajonit. Unë u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të identifikojnë pikat e forta të rajonit të tyre, në mënyrë që të tregojmë se Ballkani Perëndimor mund t’i transformojë sfidat rajonale në mundësi. Talente, investime, shndërrimi i ideve në realitet: kjo është Europa.”- tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Mariya Gabriel.

Znj.Gabriel falenderoi znj. Bregu për angazhimin dhe përkushtimin në këtë process, rezultat i të cilit janë arritjet e jashtëzakonshme që po festojmë sot.

Çmimi Rajonal i Inovacionit “Butterfly” filloi vitin e kaluar në margjinat e Takimit Ministror BE-BP për Kërkimin, Inovacionin, Arsimin dhe Aftësitë – organizuar nga znj. Gabriel, në atë kohë në cilësinë e Komisioneres së BE-së.

Këtë vit, ne morëm 87 ide të jashtëzakonshme, në gjashtë kategoritë. Veçanërisht, kategoria e Industrisë kryesoi me gati një të tretën e propozimeve, e ndjekur nga kategoritë e Gjelbërta dhe Gratë. Për më tepër, u vu re një diversitet i jashtëzakonshëm në ide, duke përfshirë nga FoodTech në konceptet e ekonomisë qarkulluese, nga modelimi molekular deri te risitë EdTech. Në mënyrë të dukshme, gati gjysma e të gjitha ideve përqendroheshin në zgjidhjet digjitale, duke sinjalizuar një trajektore premtuese drejt një tranzicioni digjital.

Bregu dhe Gabriel zhvilluan një takim dypalësh më herët sot, ku diskutuan bashkëpunimin e ardhshëm jo vetëm në inovacion, por edhe në axhenda të tjera të bashkëpunimit rajonal, pasi Bullgaria është një mbështetëse e vendosur e bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe një nga pjesëmarrësit më aktivë të RCC.

Çmimi i Inovacionit Butterfly është pjesë e “Zonës Rajonale të Inovacionit” të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (2021-2024). Nisma u krijua në vitin 2021 për të inkurajuar dhe promovuar zgjidhje inovative, të shkallëzuara dhe të bazuara në treg nga Ballkani Perëndimor. Qëllimi i Çmimit të Inovacionit Butterfly është të promovojë kulturën e inovacionit në Ballkanin Perëndimor përmes shfaqjes së arritjeve të suksesshme inovative dhe fuqizimit të grupeve të ndjeshme si të rinjtë dhe gratë. Në periudhë afatgjatë ai synon të mbështesë zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor duke përqafuar transformimin dixhital dhe duke nxitur qëndrueshmërinë mjedisore.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0