Startup, një ëndërr inovative mund të vlejë 500 mijë lekë - Business Magazine Albania

Startup, një ëndërr inovative mund të vlejë 500 mijë lekë


Të gjithë ata që kanë një ide inovatore dhe duan të hapn një biznes të qëndrueshëm në fushën e turizmit, ICT-së, apo të bujqësisë mund ta bëjnë këtë dhe të përfitojnë nga grantet që qeveria shqiptare do të vërë në dispozicion për vitin 2016. Projekti quhet “ Ëndrra ime” dhe vjen në edicionin e tretë të tij dhe lidhet ngushtësisht me bizneset start-up.

Albania Start up është njëmundësi që ofrohet për ata sipërmarrës të rinj që duan ta trasformojnë njëide në një aktivitet biznesi të mirëfilltë.
Granti ka vlerën e 500 mijë lekëve dhe do të jepet për hapjen e biznesit dhe asistencë të kualifikuar në hapat e para të biznesit.
Për të përfituar nga këto grante mund ta aplikojëçdo qytetar shqiptar që ka një ide të qartë biznesi në tri fusha ( bujqësi, turizëm dhe teknologji informacioni) dhe në njësegment të kufizuar gjeografik. Një komision i posaçëm do tëbëjë vlerësimin duke u bazuar në këto tre kritere:

Ide Inovative: një ide biznesi unike/kreative
Ide objektivisht e realizueshme: Një ide që mund të realizohet në në një afat kohor të përcaktuar
Qëndrueshmëria – Ide biznesi e qëndrueshme në kohë

Aplikimi mund të bëhet online deri në fund të muajit shkurt 2016, ndërsa fituesit do të shpallen në mars 2016.

Fushat ku mund të aplikohen:

Bujqësi : Në këtë kategori do të financohen grante për start up – e biznesesh në sektorin bujqësor në qarkun e Korçës.

Turizëm : Në këtë kateogori do të financohen grante për start up –e biznesesh në sektorin e turizmit në qarkun e Vlorës.

Inovacion : Në këtë kategori do të finacohen grante për start up –e në fushën e ICT, me një shtrirje në gjithë Shqipërinë.

/Monitor/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0