Startup-i që dëgjon për të fituar/14 milionë dollarë për Lace, “vesh... - Business Magazine Albania

Startup-i që dëgjon për të fituar/14 milionë dollarë për Lace, “veshët” e rinj të shitjeve

Lace AI siguron 14 milionë dollarë investim për të çuar përpara vizionin që lidhet me një nga sektorët më pak të prekur nga teknologjia, por më të rëndësishmit për ekonominë.

Nga ndërtimi i një prej librarive më të fuqishme të machine learning në botë, PyTorch, tek ndihma për bizneset lokale që të fitojnë më shumë përmes thirrjeve telefonike, ky është udhëtimi i Boris Valkov, ish-inxhinier i inteligjencës artificiale në Meta dhe tashmë themelues i Lace AI.

Gjatë kohës që punonte në Meta, Valkov kuptoi se potenciali më i madh i inteligjencës artificiale nuk qëndronte më vetëm në algoritme, por në shtresën e aplikacioneve, aty ku AI mund të prodhojë impakt real për bizneset.

Lexo gjithashtu: Sa është pasuria juaj neto dhe pse është e rëndësishme ta dini?

Kjo bindje e çoi drejt themelimit të Lace AI, një startup i fokusuar në zhvillimin e softuerëve inteligjentë për shërbimin ndaj klientit, veçanërisht për bizneset në sektorin e shërbimeve të shtëpisë, si HVAC, instalime, çati apo riparime të ndryshme.

Një ide që lindi mes telefonatash në një dyqan ushqimor

E gjitha nisi që në fëmijëri, kur Valkov punonte në dyqanin ushqimor të familjes. Atje kuptoi fuqinë që ka një telefonatë e mirë në krijimin e marrëdhënieve dhe mbylljen e shitjeve. Kjo përvojë u kthye në themelin e Lace, të shndërrosh çdo telefonatë në një mundësi reale fitimi për biznesin.

Lexo gjithashtu: Rrjetet sociale, trampolina drejt pasurisë/ Si po bëhen influencerët shqiptarë fytyrat e reja të suksesit?

Çfarë bën Lace AI?

Lace përdor inteligjencën artificiale për të analizuar 100% të thirrjeve që hyjnë në call center-at e bizneseve të shërbimeve në shtëpi, duke identifikuar çdo rast ku mund të jetë humbur një mundësi për shitje.

Ndryshe nga platformat e tjera që analizojnë vetëm një pjesë të thirrjeve, Lace shqyrton çdo ndërveprim në mënyrë që asnjë klient potencial të mos kalojë pa u vënë re. Softueri përdor modele të avancuara për të kuptuar ku operatorët kanë “gabuar” apo lënë hapësira bosh në komunikim që mund të kishin përfunduar në një rezervim ose shërbim të shitur.

Sipas themeluesve, vetëm një rritje prej 1% në numrin e rezervimeve mund të përkthehet në miliona dollarë shtesë për kompanitë. Disa klientë të Lace raportojnë rritje dyshifrore të të ardhurave.

Rritje eksponenciale dhe investim i fuqishëm

Edhe pse nisi shitjen vetëm në fund të vitit 2023, Lace AI raportoi një rritje prej 1000% në të ardhurat vjetore të përsëritura (ARR) gjatë vitit 2024.

Dhe sot, kompania me qendër në Mountain View, Kaliforni, njoftoi një raund të ri investimi prej 14 milionë dollarësh, duke çuar totalin e fondeve të mbledhura në 19 milionë dollarë. Raundi i fundit është udhëhequr nga Bek Ventures, ndërsa në investim morën pjesë edhe emra të njohur si Canvas Ventures, Horizon VC, dhe bashkëthemeluesi i Snowflake, Marcin Zukowski.

Një ekip me eksperiencë dhe një treg me potencial të jashtëzakonshëm

Sipas Mehmet Atici, partner menaxhues në Bek Ventures, Lace përfaqëson një trend gjithnjë e më të fortë në botën e teknologjisë: aplikimi i AI-së në sektorë që kanë qenë për shumë kohë të neglizhuar nga inovacioni.

“Ekipi ka një kuptim të jashtëzakonshëm për mënyrën si funksionojnë këto industri dhe di si të zgjidhë problemet e tyre në mënyrë precize,” – thotë Atici.

Aktualisht, Lace punon me mbi 100 kompani në SHBA dhe planifikon të triplikojë numrin e punonjësve falë investimit të fundit.

E ardhmja, AI që shet në vendin tuaj

Ndërkohë që shumë kompani po eksperimentojnë me AI për të zëvendësuar punonjës, Lace shkon përtej kësaj, nuk zëvendëson njerëzit, por i bën më të mirë në punën e tyre, veçanërisht në mbylljen e shitjeve.

Në një treg ku çdo thirrje mund të jetë një shitje e fituar apo e humbur, Lace po ofron një avantazh të qartë për bizneset që duan të rriten në mënyrë të mençur.

techCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0