Tashmë të rritur, dyshja vendosi të futet në tregun 6.7 miliardë dollarësh të komunikimit përmes televizioneve dhe videove. Ky treg nuk ka përparuar shumë që prej sistemit të vjetër të biznesit Cisco dhe Polycom. Duke integruar pajisjen e tyre Solaborate tek televizorët smart, themeluesit kanë sjellë një platformë dhe pajisje shumë të lirë.
Solaborate tashmë ka marrë një financim prej 10 milionë dollarë të Serisë A të ofruar nga EPOS dhe Demant Group. EPOS është një kompani teknologjie dhe kujdesi shëndetësor që është krijuar së fundi në Danimarkë, e cila ofron dizejnime audio të nivelit të lartë për sipërmarrjen dhe lojërat. Ky financim do të shërbejë për të nxitur zhvillimin e pajisjeve të reja të Solaborate, të cilat janë quajtur HELLO dhe do të mundësojnë komunikimin përmes platformës së re.
Lexo këtu: Çfarë është Android TV Box dhe nga ndryshon me Dream Box?
Pas dy fushatave të suksesshme Kickstar, Solaborate do të bashkëpunojë me EPOS për të kombinuar kompjuterat, mikrofonat, spikerat dhe televizorët smart me teknologjinë e tyrë për të krijuar produkte që zotërohen vetëm nga marka EPOS. Këto do të shkaktojnë vonesa në marrjen e patentës nga ana e Solaborate.
Labinot Bytyqi, themelues dhe CEO thotë se, “ne besojmë se privatësia është një e drejtë themelore e njeriut, prandaj kemi krijuar pajisjet HELLO me kontrollin video dhe audio, për të mbrojtur të dhënat e klientëve dhe për t’u ofruar atyre siguri dhe qetësi”.
Një pajisje HELLO ka nevojë vetëm për dy kabuj-HDMI dhe energji elektrike- më pas kjo pajisje mund të lidhet me çdo televizor dhe mund ta komandojë atë përmes zërit. Përdorimi i kësaj pajisjeje është shumë efikas gjatë video-konferencave përmes platformave si Microsoft Teams, Google Hangouts Meet, Zoom, Skype, Cisco WebEx, Facebook Messenger, WeChat, BlueJeans, Fuze, Unify dhe shumë të tjera. Partneriteti do të fokusohet në bashkëpunimin përmes videove për të shpërndarë video/audio të integruara tek partnerët strategjikë të platformës EPOS siç është Microsoft. Ata po futen në një derë që tashmë është hapur. Tregu i video-konferencave parashikohet të pësojë një rritje nga 1.8 miliardë tek 2.8 miliardë dollarë në vitin 2022, sipas disa studimeve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.