Edicioni i dytë i StartUp City në Tiranë ka mbyllur rrugëtimin e tij.
Për prezantimin e ideve, secili kishte në dispozicion 7 minuta kohë. Pjesëmarrësit u përballën e pyetjet dhe komentet e jurisë.
Vendi i parë u fitua nga Endri Nasufi me idenë e tij kreative “Concept Marketing”. Gevio Tabaku me “Portalin Studentor” fitoi trajnim dhe inkubim nga partnerët e eventit. Idea Sapientify, e Aleksandra Ngjeliu fitoi trajnim dhe inkubim, ndërsa Darlina Subashi me idenë e saj Barna.Com.al fitoi një vit abonim në Abissnet.
Organizatorët u shprehën se eventi shkoi më së miri. Ata synojnë që vitin e ardhshëm, numri i pjesëmarrësve dhe çmimeve për fituesit të rritet.
Konkursi i organizuar nga të rinj.
Në finalen e këtij eventi i ftuar special ishte z.Kadri Morina, i cili rrëfeu historinë e tij të suksesit e të dështimit.
Ai tregoi historinë e dështimit, për t’u thënë të rinjve që sipërmarrja nuk është e lehtë, por edhe historinë e tij të suksesit për të treguar, që nëse ke vullnet në jetë mund t’ia dalësh. Edhe çertifikatat, me të cilat u pajisën në fund pjesëmarrësit, u firmosën nga zoti Morinaj.
Organizatorët thanë se kriteret e përzgjedhjes së fituesve janë: inovacioni, qëndrueshmëria dhe formimi i të rinjve. Sipas tyre: “Nëse nuk merrni pjesë në një StartUp me një ide biznesi, të paktën kontribuoni në organiziminn e startup-ve”.
Lexo: StartUp City për të dytin vit në Tiranë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto