Startup City hap aplikimet për edicionin e tij të 6-të - Business Magazine Albania

Startup City hap aplikimet për edicionin e tij të 6-të

Startup City hap aplikimet për edicionin e tij të 6-të

“Startup City” është vendi ku studentët dhe të rinjtë mund të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit, duke i prezantuar ato para një jurie prestigjioze. Ky konkurs synon të ndihmojë të gjithë të rinjtë novatorë me shpirt sipërmarrës për të realizuar dhe prezantuar idetë e tyre të biznesit. Start Up City i shton vlerë ekosistemit sipërmarrës duke i ndihmuar startup-et të rriten dhe të pozicionohen në treg.

StartUp City organizohet përmes bashkëpunimit të ngushtë mes Universitetit Metropolitan Tirana, Metropolitan Incubator, Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe Bashkisë së Tiranës si dhe falë mbështetjes së kompanive dhe institucioneve të rëndësishme vendase.

2.Çfarë qëllimi ka?

Synimi i StartUp City 6 është të krijojmë një “panair” idesh biznesi në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit ku shfaqen dhe promovohen projekte konkrete nga individë dhe SME.

Objektivat:

-Të ndihmojmë të rinjtë të bëhen më gjithëpërfshirës në ekosistemin e sipërmarrjes.

-Të mbështesë dhe të promovojë  ide inovative.

-Të mbështesë zhvillimin e te rinjve me konceptet e sipërmarrjes. 

Lexo edhe: S.E.A.M. Incubator: Ku talentet krijuese takohen me suksesin

3.Si funksionon?

  • Aplikimet deri në 29 Mars.(Me shumë mundësi afati i aplikimeve do të shtrihet)
  • Vlerësimi i ekipeve që kualifikohen në Bootcamp. Muaj Prill
  • Ekipet  e përzgjedhura vijnë në Bootcampin 3 ditor, ku do të prezantojnë idetë e tyre.
  • Pas Bootcamp do të behet përzgjedhja e ekipeve finaliste. Muaj Prill
  • Finalistet do të ndjekin 4 seanca trajnimi dhe 2 seanca motivuese. Muaj Prill-Maj 
  • Mock Gala Event dedikuar për pitching techniques ku ekipet do të mentorohen dhe do të prezantojnë idetë e tyre. Mock Gala do të shërbejë si një provë gjenerale për ekipet. Muaj Maj
  • Gala Event ku do të realizohet prezantimi final para jurisë dhe ndarja e çmimeve. 23 Maj, 2024 

4.Kohëzgjatja e programit?

2 muaj Prill-Maj

5.Kategoritë që mund të aplikojnë bashkë me kriteret përkatëse

Gjithë të rinjtë, që kanë një ide biznesi. Inkurajohen të aplikojnë:

  • Nxënës të shkollave të mesme dhe universiteteve
  • Vajzat dhe gratë
  • Sipërmarrësit socialë
  • Sipërmarrësit novatorë

6.Sa fitues ka dhe çfarë do të përfitojnë në fund?

3 Çmimet e para janë si më poshtë:

  • Vendi parë: 2500 euros
  • Vendi dytë: 1000 euros
  • Vendi tretë: Mentorim dhe Inkubim të Metropolitan Incubator

Gjithashtu, në çdo edicion janë dhënë dhe çmimet si më poshtë:

  • Individual Entrepreneur Award
  • Best Innovative Entrepreneur Award
  • Best Pitch Award
  • Best Woman Entrepreneur Award

Aplikoni këtu

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0