Stafi i Amazon do të bëjë grevë në ditën e Prime Day - Business Magazine Albania

Stafi i Amazon do të bëjë grevë në ditën e Prime Day


Punonjësit e Amazon në Shakopee të Minesotës do të mbajnë gjashtë orë grevë më 15 korrik (dita e Prime Day, ku çmimet e produkteve në Amazon ulen në masë të madhe) për të kërkuar rregulla më pak të rrepta dhe sigurimin për një vend pune të përhershëm.

Punonjësit në SHBA kanë protestuar edhe më herët por jo gjatë ditëve vendimtare të shitjeve – kjo ka ndodhur vetëm në Europë deri më tani.

Kompania nuk ka pranuar të japë koment për grevën.

Nuk është e sigurt se si Amazon do të përgjigjet. Greva mund të tërheqë vëmendjen në shqetësimet e vazhdueshme se Amazon po kërkon më shumë se ç’duhet nga stafi i saj. Kompania kohët e fundit ngriti pagën minimale në 15 dollarë në orë, por kjo erdhi vetëm pas presionit të senatorit Bernie Sanders dhe të tjerëve që bënin thirrje për formulimin e ligjeve të reja në Amazon, si dhe të skandalave në kompanitë tjera të mëdha.

Nje reprezentues i Amazon thotë se kompania “tashmë” ofron atë që Punonjësit po kërkojnë, duke përfshirë “paga të shkëlqyera” dhe “mundësi të mëdha punësimi”. Kjo ndoshta nuk do të ndikojë që punëtorët të ndryshojnë mendje për grevën, por ju mund ta lexoni deklaratën e plotë më poshtë.

“Faktikisht Amazon tashmë ofron atë që punonjësit po e kërkojnë. Ne ofrojmë mundësi të mëdha punësimi me pagesë të shkëlqyeshme – duke filluar nga $16.25 – $20.80 në orë dhe përfitime gjithëpërfshirëse duke përfshirë kujdesin shëndetësor, deri në 20 javë pushim prindëror, mundësi për ngritje në detyrë dhe më tepër. Ne i inkurajojmë të gjithë që të krahasojnë pagën tonë, përfitimet dhe vendin e punës me shitësit e tjerë dhe punëdhënësit më të mëdhenj në komunitetin Shakopee dhe në të gjithë vendin – dhe i ftojmë të gjithë ta shohin edhe vetë duke bërë një vizitë në objektin e kompanisë “.

Engadget

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0