Spark.me shpall 10 gjysmëfinalistët e Startup Competition 2016 - Business Magazine Albania

Spark.me shpall 10 gjysmëfinalistët e Startup Competition 2016


Skuadra organizatore e Spark.me, një nga konferencat më të mëdha të marketingut/internetit në Europën Juglindore e cila do të mbahet më 28-29 Maj në Budva të Malit të Zi, ka publikuar një listë të 10 startupeve më të mira të cilat janë ftuar për të prezantuar në konferencën Spark.me më 28-29 Maj në Budva, Mal i Zi. Skuadra fituese do të ketë shansin unik për të prezantuar projektin e saj para investitorëve dhe mediave lider në TechCrunch Disrupt San Francisco 2016 Startup Alley, më 12-14 Shtator, 2016.

Misioni i Startup Competition i Spark.me është të bëjë bashkë startupe të suksesshme nga e gjithë Evropa, t’i ndihmojë ato të rriten që të ndajnë idetë e tyre me botën. Këtë vit organizatorët morën një numër rekord aplikimesh – 42 skuadra nga 12 shtete.

10 ekipet më të mira të startupeve që ia dolën në gjysmëfinale:

Bee and Me (Mal i Zi),

Craftinity (Poloni),

Drytools (Serbi),

Emily (Kroaci),

Get Hired With Me (Mal i Zi),

HUM app (Kosovё),

Kidster (Mal i Zi/ Serbi),

Letpet.in (Kroaci),

Smart Lumies (Kroaci),

Yorefy (Slloveni).

Kjo është hera e parë që startupet e Malit të Zi përfaqësohen nga një numër kaq i madh në gjysmëfinalen e konkursit të startupeve në Spark.me, që është treguesi më i mirë i rritjes dhe zhvillimit të ekosistemit malazez të sipërmarrjes, gjithashtu edhe i cilësisë së startupeve që marrin pjesë. Një nga qëllimet e .ME, kompanisë që organizon konferencën Spark.me është të inkurajojë dhe mbështesë zhvillimin e skenës së startupeve. Duke parë këto të dhëna, duket se ato janë në rrugën e duhur.

10 gjysmëfinalistë do të prezantojnë startupet e tyre para një jurie ndërkombëtare në konferencën Spark.me. Bazuar në përfaqësimet e tyre dhe seksioneve të Pyetjeve & Përgjigjieve që do të pasojnë, 3 skuadra do të zgjidhen si finaliste për të prezantuar projektet e tyre sërish, gjatë ditës së fundit të konferencës me më shumë detaje. Ekipi fitues do të përfitojë biletat e një udhëtimi me 2 raunde për në San Francisco, akomodimin në hotel për tre ditë (për 2 persona), 2 bileta për konferencën 3-ditore TechCrunch Disrupt San Francisco 2016, dhe shansin që një herë të vetem të troket në derë për të prezantuar dhe diskutuar projektin e tyre me “elitën e teknologjisë”- qindra të ftuarve të konferencës, investitorëve dhe mediave.

Më shumë se 460 njerëz nga 18 shtete janë rregjistruar tashmë për Spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 250€, ose 70€ në rastin e një bilete studentore. Biletat mund të transferohen më pas te një person tjetër (“emri ndryshon”), por shuma nuk ripaguhet. Biletat e studentëve janë të disponueshme për personat që janë ende në vitet e studimit, të sapodiplomuarit dhe studentët e PhD deri në 27 vjeç, dhe për ata që do të diplomohen deri në janar 2016. Biletat e Spark.me janëtë vlefshme në faqen zyrtare të konferencës, në www.spark.me.

Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të Internetit dhe Marketingut që mbahen në Europën Juglindore. Kjo konferencë do të mbahet në datat 28-29 Maj 2016, në Hotel Mediteran, Budva, Mal i Zi. Ky event është zhvilluar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që merret me mbarëvajtjen e domain-it kombëtar malazez-.ME dhe e sponsorizuar nga Crnogorski Telekom (filial i Deutsche Telekom AG). Spark.me sjell historitë më të reja teknologjike, modele biznesi inovative, strategji për rritjen e kompanive teknologjike dhe liderë në botën e biznesit, sipërmarrjes, teknologjisë dhe startup-eve.

 

/Business Magazine Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0