Spark.me prezanton Annie Machon

Spark.me prezanton Annie Machon


Organizatorët e Spark.me kanë konfirmuar folësin e dytë të edicionit të këtij viti. Ajo do të jetë  Annie Machon. Annie ka shërbyer më parë si agjente pranë Shërbimeve Sekrete Britanike ose siç njihet ndryshe me emrin MI5. Ajo e ka ushtruar këtë detyrë gjatë viteve 90’të, përpara se të jepte dorëheqjen dhe të shpallte publikisht padrejtësitë që kryente agjencia e spiunazhit britanik.

Annie Machon tani është një shkrimtare, komentatore në media të ndryshme dhe folëse publike për tema si: lufta kundër terrorizmit, lufta  kundër drogës dhe lufta që ndodh në internet. Ajo tani punon si drejtoreshë e LEAP dhe bashkë-drejtore e Code Red. Gjithashtu Annie Machon është anëtare e Sam Adams Associates dhe mban titullin MA (Hons) Classics nga Universiteti i Kembrixhit.

Organizatorët e Spark.me do të shpallin folësit e tjerë javët që vijnë. Biletat e konferencës mund t’i gjeni në faqen e internetit  www.spark.me.  Bileta e eventit kushton 250 €. Gjithsesi, organizatorët kanë nxjerrë në shitje 100 bileta me një çmim prej 80€ për blerësit e hershëm dhe 50 bileta për studentët me një çmim prej vetëm 50€. Numri i këtyre biletavë ëshë i limituar dhe do t’ju shitet atyre që blejnë të parët. Biletat mund t’ju jepen personave të tjerë (“ndryshim i emrit të biletës), por nuk do të kenë mundësi rikthimi. Biletat e studentëve do të mund të blihen nga studentët që vazhdojnë studimet bachelor, master, doktoraturë , mjafton të jenë 27 vjeç ose më të rinj.

Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të Internetit dhe Marketingut që mbahen në Europën Juglindore. Kjo konferencë do të mbahet në datat 28-29 Maj 2016, në Hotel Mediteran, Budva, Mal i Zi. Ky event është zhvilluar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që merret me mbarëvajtjen e domain-it kombëtar malazez-.ME. Spark.me sjell historitë më të reja  teknologjike, modele biznesi inovative, strategji për rritjen e kompanive teknologjike dhe liderë në botën e biznesit, sipermarrjes, teknologjisë dhe startup-eve.

Business Magazine Albania mbështet me krenari këtë aktivitet si pjesë e misionit te saj për zhvillimin e startup-eve dhe sipërmarrjes në Shqipëri dhe Rajon.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0