Spanja me rregullore të re për infuencuesit që reklamojnë kriptomonedha - Business Magazine Albania

Spanja me rregullore të re për infuencuesit që reklamojnë kriptomonedha

Spanja ka shpallur rregulla të reja për mënyrën sesi influencuesit e mediave sociale dhe individët e tjerë mund të reklamojnë asetet e kriptomonedhave, raporton Reuters. Duke filluar nga muaji i ardhshëm, Komisioni Kombëtar Spanjoll i Tregut të Letrave me Vlerë (CNMV) do t’u kërkojë individëve dhe kompanive që ta njoftojnë atë të paktën 10 ditë përpara se të kryejnë fushata për asetet kripto.

Rregullat hyjnë në fuqi për influencuesit me më shumë se 100,000 ndjekës, të cilët paguhen për të promovuar kriptomonedhat, një praktikë që ka tërhequr kritika dhe madje edhe padi në mbarë botën.

Sipas Reuters, reklamuesit e kriptomonedhave do të duhet të zbulojnë përmbajtjen e fushatave të tyre të ardhshme në CNMV dhe ata duhet të përfshijnë paralajmërime për rreziqet e asaj që po shesin. Rregullat janë krijuar për të lejuar CNMV të monitorojë ekosistemin e marketingut rreth aseteve të kriptomonedhave dhe të sigurohet që audienca të jetë e vetëdijshme për rreziqet.

Lexo edhe: Kim Kardashian dhe të famshëm të tjerë akuzohen për mashtrim në tregun e kriptomonedhave

CNMV ka përdorur mediat sociale për të paralajmëruar rreziqe të reklamimit të kriptomonedhave. Në nëntor, Komisioni iu përgjigj një postimi në Twitter nga futbollisti Andrés Iniesta pasi ai promovoi shkëmbimin e kriptomonedhave Binance, duke e paralajmëruar atë se “kriptoasetet, duke qenë produkte të parregulluara, mbartin disa rreziqe të rëndësishme”. (Ishte e paqartë nëse Iniesta ishte paguar për promovimin e kësaj kriptomonedhe.)

Kriptomondhat dhe reklamimi i tyre në mediat sociale janë të dyja fusha me paqartësi të konsiderueshme rregullatore dhe kombinimi ndonjëherë  ka rezultuar probematik. Rregullat e reja të CNMV nuk do t’i ndalojnë influencuesit që t’u flasin ndjekësve të tyre për kriptomonedhat, por ata do ta lejojnë agjencinë të monitorojë më afër se çfarë ofrohet saktësisht.

theverge 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0