SpaceX lançon 60 mini satelitë për të ofruar internet më të lirë

SpaceX lançon 60 mini satelitë të tjerë me qëllim, sigurimin e internetit më të lirë në gjithë botën


SpaceX ka lançuar 60 mini satelitë të hënën, për qëllim sigurimin e internetit më të lirë për të gjithë botën.
Raketa Falcon “shpërtheu” në qiell gjatë mëngjesit, duke shënuar fluturimin e katërt të paparë për SpaceX.

Siç është thënë më pas, satelitët kompaktë me panel të sheshtë – vetëm 260 kilogramë secili – do të bashkohen me 60 satelitët tjerë që janë lançuar në maj.

Themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk, dëshiron të vendosë në orbitë mijëra prej këtyre satelitëve Starlink, për të ofruar kudo shërbim të internetit me shpejtësi të lartë.

Lexoni gjithashtu:

Musk thotë se ndërtimi i një qyteti “të banueshëm” në Mars, kërkon një mijë anije kozmike dhe 20 vjet punë

Ai planifikon të nisë shërbimin vitin e ardhshëm në SHBA dhe në Kanadanë Veriore, për të mbuluar globalisht zonat e banuara.

SpaceX është në mesin e shumë kompanive të interesuara për të siguruar internet të shpejtë për gjithë botën, veçanërisht në zonat ku interneti është i shtrenjtë ose jo i sigurtë. Kompanitë tjera janë Amazon e Jeff Bezos dhe OneWeb. Dikur edhe Mark Zuckerberg kishte provuar të bënte diçka të tillë, por kishte dështuar.

Sipas Musk, të ardhurat nga Starlink mund të ndihmojnë SpaceX të zhvillojë raketa dhe anije kozmike për të udhëtuar në Mars.

Economictimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0