South Outdoor Festival Meets Tech - Business Magazine Albania

South Outdoor Festival Meets Tech

South Outdoor Festival

South Outdoor Festival është një festë e gjithçkaje që mund të shijohet jashtë në natyrë. Ai manifeston sportin, kulturën, traditën, muzikën, natyrën dhe kuzhinën. Mbledh aktivitetet më të njohura në natyrë në një event 4-ditor dhe zhvillohet çdo vit në Borsh, në Shqipërinë e Jugut. Festivali fton pjesëmarrës nga i gjithë vendi dhe e gjithë Europa të bashkohen, të konkurrojnë dhe të argëtohen, të përhapin gëzimin dhe të përjetojnë bukurinë unike të natyrës, ushqimit, kulturës, traditës së rajonit.

Festivali më i madh në rajon!

Me më shumë se 45 aktivitete të ndryshme në natyrë dhe shumë evente të tjera në të gjithë rajonin, South Outdoor Festival është festivali më i madh në Ballkan që promovon turizmin, kulturën, sportin dhe gjithçka që ofron Shqipëria e Jugut. Deri më tani, festivali ka arritur të sjellë në Shqipërinë e Jugut më shumë se 25,000 turistë dhe është vlerësuar të ketë gjeneruar mbi 4,5 Milionë Euro përfitim ekonomik për komunitetet lokale.

29 Prill – 3 Maj 2022, Borsh Albania

Nga data 29 prill deri më 3 maj do të festojmë për 5 ditë këtë edicion të pestë të 5-të të South Outdoor Festival.

Nga mali në det, më shumë se 45 aktivitete në natyrë do t’u ofrojnë mundësinë të gjithë pjesëmarrësve që 45 të eksplorojnë të gjitha bukuritë e Shqipërisë së Jugut.

Do të ketë plot lojëra të tjera që do të zhvillohen në zonën kryesore të festivalit. Më shumë se 50 lojëra për të gjitha moshat do t’ju argëtojnë gjatë fundjavës së festivalit.

Gjithashtu Coolab po bashkëpunon përsëri me South Outdoor Festival, këtë vit me një hapësirë edhe më të madhe. Pas një përvoje fantastike në festivalin e vitit të kaluar menduan jo vetëm të sjellin komunitetin e Coolab, por të gjithë ekosistemin e startup-eve së bashku për disa ditë aktivitetesh në natyrë, muzikë, dhe argëtim.

Gjatë Festivalit (30 Prill) do organizohet një mini Summit gjysem ditor për të mbledhur së bashku gjithe aktorët e ekosistemit teknologjik për të diskutuar në një format ndryshe dhe argëtues. Janë të ftuar të gjithë për të sjellë ide/aktivitete për komunitetet tuaja duke përdorur hapësirën që South Outdoor ka rezervuar.

Kjo është një iniciativë e nisur me bashkëpunimin e organizatorëve të festivalit dhe për eventet nuk ka kosto. Coolab ka një numër biletash të cilat mund t’i sigurojnë pa pagesë ekstra për të gjithë qëndrimin në festival.

Për biletat dhe për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0