Sondazhi i Visa: 20 për qind e të anketuarve në zonën e Evropës Jug-Lindore nuk marrin parasysh sigurinë kur zgjedhin një metodë pagese

Sondazhi i Visa: 20 për qind e të anketuarve në zonën e Evropës Jug-Lindore nuk marrin parasysh sigurinë kur zgjedhin një metodë pagese

Sondazhi i Visa

Visa, një lider global në pagesat digjitale, kreu një sondazh për të testuar tek përdoruesit e rrjeteve sociale në Evropën Jug-Lindore nivelin e njohjes së sigurisë së pagesës. Sipas rezultateve, gati 60 për qind e të anketuarëve preferojnë siguri më të lartë dhe mbrojtjen e të dhënave mbi shpejtësinë e transaksioneve kur paguajnë. Megjithatë, gjysma e tyre nuk janë mjaftueshëm të informuar rreth mekanizmave mbrojtës. Veç kësaj, një në tre të anketuar nuk mundën t’i përgjigjen pyetjeve lidhur me sigurinë e pagesave online.

Për të mbrojtur dhe ndërgjegjësuar përdoruesit e kartave rreth karakteristikave të pagesave digjitale, Visa lançoi një fushatë në të gjithë rajonin të quajtur “Save and protect – priorities of digital payments” (“Ruaj dhe Mbro – Prioritetet e Pagesave Digjitale”) me qëllim edukimin e konsumatorëve mbi pagesat e sigurta online dhe ballë për ballë duke përdorur instrumentat e pagesës dixhitale.

Një në tre të anketuarit e sondazhit konstatuan se ndiheshin me të sigurtë kur paguanin me anë të kartës. Por përsëri, 20 për qind e të anketuarëve zgjedhin metodën më të volitshme të pagesës pa marrë parasysh sigurinë. Pagesat nga telefoni, kur karta bankare është e lidhur me një smartphone, janë diçka ende e panjohur mes konsumatorëve dhe si rrjedhojë ka një potencial të madh për një përshtatje të mëvonshme.

Për sa i përket kodit PIN, një numër unik identifikimi i cili shërben për të mbrojtur kundër përdorimit të paautorizuar të kartës, njerëzit shpesh theksojnë faktin se harrojnë kombinimin e duhur, por kjo masë sigurie i bën të ndihen më të sigurtë. Pjesa më e madhe e njerëzve që morën pjesë në sondazhin online (mbi 80 për qind) konstatuan se nuk do ta ndanin apo kalonin kodin e tyre PIN tek njerëz të tjerë.

CVV2 është një numër tre shifror i vendosur në pjesën e pasme të kartës Visa, dhe përdoret për të konfirmuar pagesën online. Mbi 15 përqind gabimisht e lidhnin këtë kod me një kod QR i cili mund të përdoret për të paguar me aplikacione.

“Besimi është shtylla mbështetëse e gjithçkaje tek Visa. Ne investojmë shumë që të ruajmë dhe përmirësojmë sigurinë e çdo transaksioni Visa. Duke shfrytëzuar fuqinë e teknologjisë së avancuar dhe inovacionit, ne analizojme tërësisht më shumë se gjysmë miliard pagesa në të gjithë botën çdo ditë, duke mbrojtur integritetin e ekosistemit të pagesave.

Avancimet tona në analitiken parashikuese, tokenizimi dhe menaxhimi i biometrikës na lejojnë të mbajmë mashtrimet në nivelet më të ulëta historike. Është një kombinim unik i mbrojtjes që bën rrjetin tonë të pagesës të sigurt dhe të përsosur, sepse ne besojmë se tregtia e kohërave moderne është e bazuar fillimisht mbi një eksperiencë pagese të sigurt për të gjithë.” – tha Vladimir Đorđević, Menaxheri i Përgjithshëm i Visa për Evropën Jug-Lindore.

Rezultatet e sondazhit treguan gjithashtu se 40 për qind e të anketuarve nuk dinë se si të identifikojnë një faqe web-i me një lidhje të sigurtë për pagesën. Ky është rasti me adresat e internetit që kanë shkronjën “s” pas “http”. Protokolli ‘https’ është i dizenjuar t’i bëjë ballë ndërhyrjeve të haker-ave, dhe rekomandohet si më i sigurtë për pagesat online. Fushata “Ruaj dhe Mbro – Prioritetet e Pagesave Digjitale” do të ndihmojë në ndërgjegjësimin e konsumatorëve rreth masave thelbësore të sigurisë kur përdorin mënyrat e pagesës digjitale.

“Ekosistemi i pagesave po evolon vazhdimisht, e po kështu dhe mënyrat të cilat ne e mbajmë këtë mjedis të sigurtë. Teknologjitë e reja të autentifikimit dhe anti-mashtrimit sigurojnë një eksperiencë blerjeje të sigurtë, të thjeshtë dhe serioze, pa dallim konsumatori apo pajisjeje të përdor për të kryer pagesën. Me fushatën “Ruaj dhe Mbro – Prioritetet e Pagesave Digjitale”, ne duam të kthejmë vëmendjen e përdoruesve drejt rëndësisë së sigurisë, si dhe t’i njohim ata më mirë me përfitimet e një rrjeti të sigurtë dhe teknologjitë e reja” – përfundoi Đorđević.

Rreth Visa Inc.

Visa Inc. (NYSE: V) është lider botëror në pagesat dixhitale. Misioni ynë është të lidhim botën

përmes rrjetit më inovativ, të besueshëm dhe të sigurtë të pagesave – duke i mundësuar individëve, bizneseve dhe ekonomive të lulëzojnë. Rrjeti ynë i përparuar global i përpunimit, VisaNet, ofron pagesa të sigurta dhe të besueshme në të gjithë botën dhe është në gjendje të trajtojë më shumë sesa 65,000 mesazhe transaksioni në sekondë.

Fokusi i palodhur i kompanisë në inovacion është një katalizator për rritjen e shpejtë të tregtisë së lidhur në çdo pajisje, dhe një forcë lëvizëse prapa ëndrrës së një të ardhmeje pa para cash për të gjithë, kudo.

Ndërsa bota lëviz nga analog në digjital, Visa po aplikon markën, produktet, njerëzit, rrjetin dhe shkallëzimin për të riformuar të ardhmen e tregtisë. Për më shumë informacion, vizitoni usa.visa.com/about-viza, rs.Visa.com, i facebook.com/VisaSerbia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0