Sondazh: A humbasin bizneset shqiptare para nga keq menaxhimi i udhëtimeve të tyre? - Business Magazine Albania

Sondazh: A humbasin bizneset shqiptare para nga keq menaxhimi i udhëtimeve të tyre?

Sondazh: A humbasin bizneset shqiptare para nga keq menaxhimi i udhëtimeve të tyre?

Në botën e sotme të globalizuar, udhëtimet e biznesit janë kthyer në një element thelbësor për suksesin dhe rritjen e kompanive. Një raport i fundit i BCD Travel Research & Intelligence hedh dritë mbi rolin dhe rëndësinë e menaxherëve të udhëtimeve në kompani globale. Sipas këtij raporti, menaxherët e udhëtimeve jo vetëm që ndihmojnë në organizimin e udhëtimeve, por luajnë një rol kyç në optimizimin e kostove, sigurimin e mirëqenies së udhëtarëve dhe përshtatjen me strategjitë e përgjithshme të kompanisë.
Por si krahasohet kjo situatë me Shqipërinë? A janë bizneset shqiptare duke përfituar nga menaxhimi strategjik i udhëtimeve, apo po humbasin lekë të vlefshme për shkak të qasjeve joefikase?

Përse është e rëndësishme menaxhimi i udhëtimeve?

Raporti BCD Travel Research & Intelligence zbulon se menaxherët e udhëtimeve kanë përgjegjësi të rëndësishme, duke përfshirë:
• Menaxhimin e marrëdhënieve me furnitorët e udhëtimeve (TMC – Travel Management Company, agjenci udhëtimi).
• Strategji për reduktimin e kostove për kompaninë.
• Analizë politikash të linjave ajrore për proceset e rimbursimit (një faktor shumë i rëndësishëm që anashkalohet).
• Sigurimin e kujdesit për udhëtarët e kompanisë dhe përmbushjen e standardeve të sigurisë.

Në shumicën e rasteve, kompanitë globale përdorin teknologji të avancuar dhe ekipe të dedikuara për të siguruar që çdo aspekt i udhëtimit të menaxhohet me efikasitet maksimal. Kjo ndihmon në kursimin e miliona dollarëve çdo vit.

Lexo edhe:Menaxhimi i udhëtimeve të biznesit: Një nevojë strategjike

Shqiptarët dhe keqmenaxhimi i udhëtimeve të biznesit

Në Shqipëri, shumica e bizneseve, veçanërisht ato të vogla, të mesme por edhe korporata, nuk kanë departamente të dedikuara për menaxhimin e udhëtimeve.
Për pasojë, organizimi i udhëtimeve shpesh u lihet personave pa ekspertizë, duke çuar në:
• Rezervime të shtrenjta për shkak të mungesës së njohurive mbi tarifat më të ulëta.
• Kohë të humbur në organizimin e udhëtimeve, që mund të shpenzohej për aktivitete produktive.
• Mungesë të strategjive për optimizimin e shpenzimeve, si përdorimi i teknologjive moderne apo negociatat me furnitorët.

Në të kundërt, raporti i BCD thekson se kompanitë që kanë një menaxher të dedikuar për udhëtime arrijnë të kursejnë deri në 30% të buxhetit të tyre të udhëtimit.

Çfarë mund të mësojnë bizneset shqiptare?

  1. Investimi në teknologji për menaxhimin e udhëtimeve: Shumë kompani shqiptare mund të përfitojnë nga platforma të dedikuara për rezervime dhe menaxhim të shpenzimeve, duke ulur kostot dhe rritur transparencën.
  2. Punësimi i ekspertëve ose bashkëpunoni me TMC ose agjenci udhëtimi: Një menaxher i specializuar ose bashkëpunimi me një agjenci të udhëtimeve mund të ndihmojë në negocimin e çmimeve më të mira dhe sigurimin e një eksperience të sigurt për udhëtarët.
  3. Përdorni të dhënat për të marrë vendime: Analiza e shpenzimeve të mëparshme dhe e zakoneve të udhëtimeve mund të ndihmojë bizneset shqiptare të planifikojnë më mirë dhe të kursejnë para.

Elite Travel Group, nëpërmjet Elite Travel Lufthansa City Center, prej vitesh ofron teknologjinë dhe eksperiencën për të menaxhuar të gjitha aspektet e udhëtimeve të biznesit.

Plotësoni formularin më poshtë për të marrë pjesë në sondazhin e udhëtimeve të biznesit nga Elite Travel Group:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0