SOLARES ul me 95% kostot e energjisë për Ujësjellësin e ri të Belshit - Business Magazine Albania

SOLARES ul me 95% kostot e energjisë për Ujësjellësin e ri të Belshit

SOLARES

Panelet fotovotlaike janë kthyer në një zgjidhje jo vetëm për konsumatorët familjarë dhe bizneset e ndryshme që po gjejnë shpëtim me këtë formë të prodhimit të energjisë, por edhe në një zgjidhje dhe kursim edhe për institucione të ndryshme publike.

Ujësjellësi i ri i Belshit është shembulli më i mirë i një projekti të integruar, i cili do të furnizohet me energji elektrike përmes paneleve fotovoltaike duke ulur në këtë mënyrë me 95% kostot e energjisë.

Sic dihet ujësjellësat kanë pasur problematika kryesisht përsa i përket furnizimit me energji dhe ky është rasti i parë ku vetë një njësi shtetërore administrative do të jetë autoprodhues.

Kjo vepër është parë nga afër nga Zv. Kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila vlerësoi investimin e kryer me funksion të dyfishtë:

“Jo vetëm përmirësojmë cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët, por ulim edhe kostot. Një shembull që do ta aplikojmë edhe në zona të tjera.”- theksoi Balluku teksa pa edhe panelet e instaluara nga kompania “Solares”.

Më herët Ministrja ka deklaruar se efiçenca e energjisë është primare dhe qeveria po mundohet  ta shtrijë në të gjitha godinat shtetërore.

Fuqia e instaluar për impiantin fotovoltaik në shërbim të Ujësjellësit Belsh është 1MW.

Janë plot 2204 panele të instaluara nga Solares, i cili gëzon eskluzivitetin e produkteve të kompanisë së njohur BISOL Group.

Gjatë inspektimit të veprës në Ujësjellsin e ri të Belsh ishte i pranishëm edhe Administratori i kompanisë Solares Z. Armand Skuqi, i cili garantoi Ministren dhe përfaqësues të pushtetit vendor për cilësinë dhe garancinë e paneleve të certifikuara dhe Made in EU.

ProBizz.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0