Snapchat lançon filtrat e realitetit virtual! Do të mund të shihni si ju rrinë produktet kozmetike të firmave të njohura pa i blerë ende ato - Business Magazine Albania

Snapchat lançon filtrat e realitetit virtual! Do të mund të shihni si ju rrinë produktet kozmetike të firmave të njohura pa i blerë ende ato

Duke nisur nga sot, Snapchat do t’i lejojë përdoruesit e tij të provojnë virtualisht produktet demo nga dy marka kozmetike: Ulta Beauty dhe MAC Cosmetics nëpërmjet filtrave të realitetit të agumentuar “Shopping Lenses. Të dy markat kanë testuar filtrate beta me Snapchat gjatë muajve të fundit.

Ashtu si filtrat e tjera të Snapchat, ato të blera përdorin realitetin e shtuar për të vendosur objekte dixhitale. Në këtë rast, filtrat do të shfaqin gjëra të tilla si buzëkuq dhe rimel në fytyrat e përdoruesve në kohë reale, në mënyrë që ata të mund të kenë një ide se si do të duken nuancat specifike në të vërtetë.

Këto filtra do t’i lejojnë përdoruesit të lëvizin midis produkteve të shumta dhe do të shfaqin çmimet e produkteve, ngjyrat dhe/ose madhësitë e disponueshme dhe rekomandimet për artikuj të ngjashëm nga i njëjti shitës me pakicë, tha Snapchat.

Lexo edhe: Ja si të bëni screenshot në Snapchat pa e marrë vesh njeri

Për momentin, përdoruesit mund të provojnë vetëm produkte nga Ulta dhe MAC, por Snapchat tha se në muajt e ardhshëm, do të shtojë më shumë marka dhe gjithashtu vuri në dukje se dëshiron që Shopping Lenses të përfshijë produkte në kategori të tjera përveç kozmetikës, duke përfshirë veshjet, aksesorë dhe këpucë.

Snapchat nuk është aplikacioni i parë që eksperimenton me këto opsione të tregtisë elektronike. YouTube debutoi diçka të ngjashme në vitin 2019, duke punuar me teknologjinë e inteligjencës artificiale nga kompania mëmë Google për të prezantuar reklama ku përdoruesit mund të provonin virtualisht buzëkuqët nga markat si Estée Lauder.

tubefilter

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0