Snapchat ia kalon përdoruesve ditorë të Twitter - Business Magazine Albania

Snapchat ia kalon përdoruesve ditorë të Twitter


Snapchat Inc. ka më shumë se 150 milionë përdorues që e përdorin aplikacionin çdo ditë. Kjo e bën aplikacionin 4-vjeçar të mesazhimit më popullore se Twitter Inc. përsa i takon përdoruesve të përditshëm.

Snapchat është rritur vazhdimisht, ku popullaritetin më të madh e ka pasur midis të rinjve. Aplikacioni kishte 110 milionë përdoruesë aktivë në Dhjetor, thotë një burim i brendshëm i Snapchat, i cili preferon tё mos zbulojё identitetin pёr arsye informacioni, raporton Mashable.

Twitter i cili u themelua në 2006-n, ka më pak se 140 milionë përdoruesë të përditshëm, sipas një mesatareje të vlerësimeve të vëzhguara nga analistëve tё Bloomberg. Shërbimi i mesazhimeve të shpejta madje kishte një periudhë kur ishte rrjeti më i madh pas Facebook Inc., por nga ajo kohë është tejkaluar nga aplikacionet e tjera të Facebook, duke përfshirë Instagram, Messenger dhe WhatsApp.

Twitter ka 310 milionë përdoruesë aktivë mujorë, sipas raporteve më të fundit të fitimeve. Kompania nuk tregon se sa nga këta njerëz e përdorin përditë, por në tremujorin e tretë, ajo tha se rreth 44 % e përdoruesve mujorë janë aktivë çdo ditë në 20 tregjet më të mira të Twitter.

Mesazhimi në Snapchat është “shumë modern”, ka thënë CEO i Twitter Jack Dorsey të Mërkurën në konferencën e teknologjisë Recode. Ai pranoi se Twitter ndonjëherë mund të jetë konfuzues apo armiqёsor, gjë që të cilën ai po përpiqet ta ndreqё.

 

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0