Sms dhe Whatsapp, pandemia ndryshoi mënyrën e komunikimit mes mjekëve të familjes dhe pacientëve - Business Magazine Albania

Sms dhe Whatsapp, pandemia ndryshoi mënyrën e komunikimit mes mjekëve të familjes dhe pacientëve

Pandemia ka ndryshuar mënyrën e komunikimit mes  mjekëve të familjes dhe pacientëve. Dikush zgjedh thirrjet telefonike, dikush sms, mesazhe në whatsapp apo email për të treguar histori klinike dhe për të kërkuar këshilla dhe përfitime, sipas një sondazhi të kryer nga ”Inovacioni Digjital” i Shkollës së Menaxhimit të Politecnico di Milano  në bashkëpunim me Qendrën e Studimit Fimmg (Federata Italiane e Mjekëve të përgjithshëm).

97% e mjekëve të intervistuar raportuan se aktiviteti mbi të cilin pati impakt më të madh ishte ai i konsultimit telefonik. 84% treguan një ndikim shumë të lartë në përdorimin e ‘multichannel’. Sipas anketës, të realizuar në një kampion prej 740 praktikantësh të rastësishëm, lindi nevoja për platforma bashkëpunimi si Zoom, Team, Skype (nga 4% para pandemisë në 38 %) dhe platformave të dedikuara të komunikimit.

Me pak fjalë, 95% e mjekëve të përgjithshëm i shohin burimet e telemjekësisë si përgjigje për të menaxhuar gjendjet shëndetësore dhe kronike në skenarët post-Covid. Një zgjidhje për të cilën vlerësohet se ka shumë interes për profesionin: 88% e mjekëve dëshiron të përdorë telekonsultimin me specialistët, 60% telebashkëpunimin (mjekë familjar-specialist-pacient), 74% burimet e destinuara për teleshëndetësinë , ndërsa 72% për teleasistencën. “Ne e kuptuam qartë se si ndodhi përshtatja e papritur e profesionit”, shpjegon Paolo Misericordia, drejtuesi i Qendrës së Studimit ”Fimmg”.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0