Skuadra shqiptare e Rafting "Albanian Eagle " është duke marrë pjesë në Kampionatin Botëror të rafting 2023 - Business Magazine Albania

Skuadra shqiptare e Rafting “Albanian Eagle ” është duke marrë pjesë në Kampionatin Botëror të rafting 2023

Sporti i rafting po praktikohet gjithnjë e më shumë në lumenjtë shqiptarë. Mijëra turistë, të huaj dhe shqiptarë, zgjedhin çdo vit Osumin, Vjosën, Skumbinin, Drinin dhe Bistrizën si destinacion për një aventurë të ngarkuar me adrenalinë.


Jo të gjithë e dinë që rafting, përveçse është një sport për të gjithë, ka edhe kalendarin e tij konkurrues ndërkombëtar ku ekipet nga kontinente të ndryshme takohen në një atmosferë jo vetëm garimi, por edhe festimi. Guidat dhe atletët më të mirë nga e gjithë bota u takuan sot ne 27 qershor dhe do vazhdojne garat deri më 1 korrik për kampionatin e ardhshëm botëror. Të bashkuar nga pasioni për lumenjtë dhe dëshira për të mbrojtur mjedisin natyror. Me këtë kujtojmë kontributin e raftingut dhe të mijëra turistëve që kanë zbritur në Vjosë dhe që kanë punuar shumë për të shpallur këtë lumë park kombëtar. Lajmi u përhap në mbarë botën me një përfitim dhe ndikim të rëndësishëm për vendin tonë.

Pesë nga guidat më të forta të ekipit shqiptar,Ali Spathara ,Iken Droboniku,Endri Hoxha,Bledar Kulaj dhe Xhuliano Kaloti të drejtuar nga presidenti i Federatës Zamo Spathara dhe tekniku Andrea Gatti do të heqin dorë nga shoqërimi i turistëve për një javë per te perfaqesuar Shqiperine në Kampionatin Botëror të Rafting 2023 që do të mbahet në Itali në Sondrio. në ujërat e lumit Adda.Skuadra eshte në mes të Alpeve Italiane, në rrembezat e nivelit te III të lumit Adda, që rrjedh nëpër rajonin e Lombardisë në Italinë veriore. Lumi Adda buron nga Alpet afër kufirit të Zvicrës dhe shkon drejt lindjes për rreth 313 kilometra përpara se të derdhet në lumin Po. Gjatë rrjedhës së tij ai rrjedh nëpër Valtellina, përpara se të krijojë liqenin mahnitës të Como-s dhe në këtë luginë të gjelbër fillon sot ngjarja më e madhe e vitit të rafting.

Lexo: Alma Spathara, një jetë në turizëm dhe me pasion të shtuar

Rreth 30 kombe do të marrin pjesë në kampionat, disa shumë të forta si Italia, Kili, Brazili dhe Turqia, të tjera në rritje të fortë si Maroku, të tjera ende me pak përvojë, por me një dëshirë të madhe për të qenë pjesë e këtij komuniteti ndërkombëtar. siç është Malta. Për Shqipërinë nuk do të jetë hera e parë, por e katërta. Skuadra jonë ka pasur tashmë rezultate të mira në të kaluarën dhe është vendosur të përpiqet të japë më të mirën e saj në tre specialitetet e parashikuara: maratonë, sllallom dhe RX, një garë eleminuese direkte midis çifteve skuadrash ku, në një kurs sllallomi, mund të prekni dhe shtyni jashtë vijës gomonen e kundërshtarit. Shfaqje e garantuar. Skuadra e Shqiponjave synon të mbledhë pikët maksimale dhe të bëjë minimumin e gabimeve. Gara me gjigantët ndërkombëtarë është tashmë një sukses dhe një shpërblim. Skuadra është rinovuar pothuajse plotësisht dhe stërvitjet u zhvilluan pas ditëve të gjata pune në lumë.Jemi në mes të Alpeve Italiane, në rrembezat e nivelit te III të lumit Adda, që rrjedh nëpër rajonin e Lombardisë në Italinë veriore. Lumi Adda buron nga Alpet afër kufirit të Zvicrës dhe shkon drejt lindjes për rreth 313 kilometra përpara se të derdhet në lumin Po. Gjatë rrjedhës së tij ai rrjedh nëpër Valtellina, përpara se të krijojë liqenin mahnitës të Como-s dhe në këtë luginë të gjelbër fillon sot ngjarja më e madhe e vitit të rafting.

I urojmë ekipit tonë suksese më të mira. Për ata që dëshirojnë të na ndjekin, faqja e internetit e federatës ndërkombëtare www.worldraftingfederation.com do të raportojë rezultatet dhe renditjen çdo ditë.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0