Aksidentet rrugore kanë një ndikim serioz në jetën e fëmijëve. Ata janë shkaktari i humbjes së jetës së më shumë se 186,000 fëmijëve nën moshën 18 vjeç në mbarë botën. Një pjesë e madhe e aksidenteve përfshin fëmijë të cilët nuk e perceptojnë rrezikun e lëvizjes në rrugë. Në krahun tjetër, drejtues makinash që harrojnë përgjegjësinë që ata kanë për të mbrojtur qytetarët e tjerë që përdorin rrugën ashtu si dhe ata. Aksidentet fatale nuk janë thjesht një numër statistikor. Secili prej tyre fsheh tragjedi të jetuara nga familjarët, të afërmit dhe komuniteti dhe kur këto aksidente përfshijnë fëmijët, përmasat e tragjedisë shumëfishohen.
Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve e vitit 1989 kërkon që çdo fëmijë duhet të gëzoje mbrojtjen dhe përkujdesjen e nevojshëm për mirëqenien e saj ose të tij. Një mënyrë e rëndësishme për të përmbushur këto detyrime është dhe adresimi i epidemisë së aksidenteve rrugore që vrasin fëmijë çdo ditë me forma ndërgjegjësimi.
Me këtë objektiv në pikënisje, Klea Huta dhe KHA Summercamp organizoi në ambientet e kampit veror në Mullet një aktivitet argëtues dhe ndërgjegjësues me fëmijët e sezonit të parë të kampit veror. Pjesëmarrësit ishin fëmijë të moshave të ndryshme që frekuentojnë kampin dhe aktivitetet që organizohen në të. Në ambientet e kinoteatrit të kampit fëmijët të grupuar sipas moshave morën pjesë në lojërat, diskutimet dhe aktivitet e organizuara nga kompani dhe organizata të ndryshme që prej vitesh promovojnë sigurinë rrugore dhe mbrojtjen e jetës në rrugë si DPSHTRR, SKODA dhe Kryqi i Kuq Shqiptar.
Lexo: Sapo publikova artikullin tim të 200-të në LinkedIn. Ja çfarë kam mësuar
Përfaqësuesit e DPSHTRR folën për respektimin e sinjalistikës rrugore duke simuluar situata të ndryshme me vijat ndarëse dhe semaforët ku fëmijët dilnin vullnetarë për të treguar se si duhej vepruar për të zgjidhur situata të ndryshme. Me ndihmën e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe materialeve të tyre demonstruese fëmijët mësuan disa elemente të ndihmës së parë që ju jepet të aksidentuarëve në vendngjarje dhe që mund të shpëtojnë jetë. Interesi i fëmijëve ishte tepër i lartë dhe pasohej me pyetje të shumta të nxitura nga situata të jetuara prej tyre apo nga ato që kanë parë në ekranet e televizorëve.
Nuk do të mungonte as SKODA e cila e solli më afër aktivitetin me botën e fëmijëve duke ju dhuruar atyre lapsa me ngjyrë dhe libra për ngjyrosje ku ilustroheshin tematikat e diskutuara të sjella në një formë tërheqëse për moshën e tyre. Gjithsecili prej tyre u pajis dhe me një byzylyk fluoreshent që vihet me qëllim evidentimin në rrugë pa ndriçim. Të entuziazmuar me dhuratat që morën prej përfaqësuesve të SKODA-s ata hapën diskutimin rreth makinave dhe natyrshëm kaluan bisedën në sjelljen e fëmijëve brenda tyre dhe në rrugë. Diskutimet nxitën pyetje të shumta rreth vendit më të mirë ku fëmijët duhet të ulen në makinë, përdorimit të telefonit, të sediljes për fëmije, rripit të sigurimit e plot pyetje të tjera që për ta lindin shpesh në rrugë dhe për të cilat jo gjithmonë marrin përgjigje.
Komunikimi me fëmijët është i një rëndësie të veçantë për SKODA-n pasi 49% e blerësve të makinave SKODA janë prindër fëmijësh qofshin këta blerës të SPACEBACK, CROSSOVER, OCTAVIA, SUPERB, KAROQ apo KODIAQ. Ata e kanë përzgjedhur makinën e tyre SKODA si një makinë familjare e cila siguron komoditetin dhe sigurinë maksimale për familjen dhe fëmijët e tyre. Një nga vlerat bazë të pasqyruara në brandin e SKODA-s është ajo e të qenit “Human” dhe të lidhur shumë ngushtë me familjen. Kjo sjellje nuk është e rastësishme. SKODA mendon për sigurinë e familjes dhe të fëmijëve që në hapat a parë të dizenjimit të secilit model, proces që vijon me standardet e larta të prodhimit dhe kontrollit, futjen e teknologjive më të fundit që lehtësojnë procesin e drejtimit të automjetit, garantojnë komoditetin dhe sigurinë maksimale të drejtuesit të automjetit dhe familjes së tij.
Siguria është një çështje shumë e rëndësishme për SKODA-n dhe prindërit gjithashtu. Por, kjo për fëmijët është një teme diskutimi jo edhe aq tërheqëse. Megjithatë, nëse ky diskutim ju përcillet fëmijëve në një formë interesante siç edhe ndodhi gjatë eventit në KHA Summercamp, ky komunikim kthehet në një mësim me vlera për ta dhe sigurisht për familjet e tyre.
Vera ka nisur dhe ditët e gjata na ftojnë drejt lëvizjes në rrugë, parqe dhe plazhe. Bashkë me lëvizjen shtohet dhe probabiliteti i aksidenteve rrugore. Rritja e ndërgjegjësimit dhe edukimi qytetar me rregullat e qarkullimit rrugor janë disa mënyra efikase për rritjen e sigurisë në rrugë. Aktivitete si ky i organizuar nga KHA Summercamp janë faktorë të rëndësishëm që ndihmojnë në rritjen e sigurisë së lëvizjes së fëmijëve në rrugë.
Por, kjo nuk duhet të mbarojë këtu. Të gjithë organizmat shtetërore e private së bashku duhet të krijojnë për fëmijët aktivë, që duan të ecin, lëvizin me biçikletë apo shëtisin nëpër parqe, mundësinë që ta bëjnë këtë në një ambient të sigurt. Të gjithë jemi dakord që fëmijët janë e ardhmja, por e ardhmja nuk mbrohet vetëm brenda mureve të shtëpisë. Si shoqëri, ne do duhet të përpiqemi pa pushim që dita kur fëmijët të shkojnë në shkollë në këmbë në një ambient të çliruar nga frika dhe rreziku i aksidenteve të vijë sa më parë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.