SKI2 shtrihet në hekurudha dhe rrugë tokësore nga 1 prilli 2025 - Business Magazine Albania

SKI2 shtrihet në hekurudha dhe rrugë tokësore nga 1 prilli 2025

SKI2 shtrihet në hekurudha dhe rrugë tokësore nga 1 prilli 2025

Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (SKI2) i Bashkimit Evropian synon të rrisë sigurinë dhe mbrojtjen e mallrave që hyjnë në BE duke futur një proces doganor të standardizuar, para mbërritjes, për të gjitha mënyrat e transportit, duke përfshirë rrugët tokësore dhe hekurudhat, përveç kërkesave për rrugët ekzistuese ajrore, detare dhe të brendshme ujore. Duke mandatuar dorëzimin e të dhënave të sakta dhe të plota të Deklaratës Përmbledhëse Hyrëse (DPH) përpara mbërritjes, SKI2 u mundëson autoriteteve doganore të vlerësojnë më mirë rreziqet që lidhen me mallrat hyrëse, duke përmirësuar kështu aftësinë e BE-së për të parandaluar dhe luftuar shkeljet doganore, dhe përfundimisht duke siguruar një mjedis tregtar të mbrojtur dhe më të sigurt.

 

Nga 1 prilli i vitit 2025, transportuesit në rrugë tokësore dhe hekurudhore do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në ose përmes BE-së përpara mbërritjes së tyre, përmes një DPH-je të plotë. Ky detyrim ka të bëjë gjithashtu me transportuesit e postës dhe ata të shpejtë që transportojnë mallra duke përdorur këto mënyra transporti, si dhe palët e tjera, si përshembull ofruesit e logjistikës. Në rrethana të caktuara, marrësit përfundimtarë të vendosur në BE do të duhet gjithashtu të paraqesin të dhënat e DPH-së në SKI2.

 

Operatorët ekonomikë që nuk janë gati deri në këtë datë duhet të kontaktojnë Zyrën e Shërbimit Kombëtar të Shtetit Anëtar të BE-së (Autoritetin Kombëtar Doganor) ku janë regjistruar dhe ku kanë marrë numrin e tyre RIOE për të kërkuar një periudhë implementimi më së voni deri më 1 mars 2025. Periudhat e implementimit jepen vetëm sipas kërkesës.

Lexo edhe: Investimet e BEI Globale të BEI-t shënuan një vlerë prej 693 milionë eurosh në Ballkanin Perëndimor në 2024

Për të përmbushur kërkesat e SKI2, bizneseve të prekura do t’u kërkohet të sigurohen që të mbledhin të dhëna të sakta dhe të plota nga klientët e tyre, të përditësojnë sistemet e tyre të  IT-së dhe proceset operacionale, dhe të ofrojnë trajnim adekuat për stafin e tyre. Operatorët ekonomikë do të duhet gjithashtu të kryejnë me sukses një test të vetë-pajtueshmërisë përpara se të lidhen me SKI2, për të verifikuar aftësinë e tyre për të hyrë dhe shkëmbyer mesazhe me autoritetet doganore. Mallrat mund të ndalen në kufijtë e BE-së dhe mund të mos zhdoganohen nga autoritetet doganore nëse tregtarët nuk përmbushin kërkesat e SKI2 në kohë.

 

Më shumë rreth SKI2

SKI2 është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Komisionit Evropian, autoriteteve doganore të shteteve anëtare dhe bizneseve.

 

Duke filluar nga 1 shtatori i vitit 2025, SKI1 do të ndërpritet në faza. SKI2 do të zëvendësojë plotësisht SKI1 me një proces biznesi tërësisht të ri në përputhje me Kodin Doganor të Bashkimit Evropian.

 

Komisioni Evropian organizon uebinare mujore (në anglisht) ku operatorët ekonomikë mund të bëjnë pyetje në lidhje me aspektet operacionale dhe teknike të SKI2. Uebinari i radhës është planifikuar për 5 shkurt 2025. Detaje të mëtejshme mund të gjenden këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0