Skano menunë dhe lexoje atë. Tony’s sjell menunë me QR Code - Business Magazine Albania

Skano menunë dhe lexoje atë. Tony’s sjell menunë me QR Code

Skano menunë

Menu që mund ta shikosh, përmes dekodimit, ndaj nuk ke nevojë ta prekësh apo ta shfletosh. Pandemia e ka përshpejtuar këtë nismë të Tony’s, TG International.

Tonet Xhoga, bashkëpronar i TG International, tregon për Businessmag.al se, “ideja jonë për të integruar contactless menu ka qenë e hershme për shkak të lehtësirave, kursimeve, marketingut, brandimit dhe higjienës”. Por, patjetër që pandemia e Covid-19 i ka përshpejtuar gjërat. “Ideja për të gjeneruar të ardhura dhe për të minimizuar humbjet gjatë kësaj kohe na bëri që të implementojmë këtë program tani shpejt”, tha ai.

Projekti ka filluar që para 2 vitesh me vizionin që Tony’s të jetë një zinxhir shërbimesh dhe sistemi delivery të punojë si i pavarur. Sipas Xhogës, sistemi mund të integrohet në disa pjesë të biznesit me lokacione të ndryshme. Zhvillimi i këtij programi konsiston në marketingun dixhital dhe të klientelës në restorant, ku klienti e gjen kodin në tavolinë e skanon e përdor ose e ruan për një moment të dytë.

Lexo: Çfarë duhet të bëni kur njerëzit iu kritikojnë?

Xhoga tregon se, “një nga risitë që ne po punojmë është edhe DINE IN, ku ti e bën porosinë paraprakisht nëpërmjet programit, ku zgjedh produktin që dëshiron, rezervon vendin ku dëshiron të akomodohesh. Gjithashtu, porosia nëpërmjet një tableti në vend të menusë tradicionale. Aplikacioni Tony’s është diçka tjetër që po punojmë, ku programi do të ketë shumë përfitime për klientët”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0