Skandali i Panamasë zbulon "parajsën" fiskale të miliarderëve - Business Magazine Albania

Skandali i Panamasë zbulon “parajsën” fiskale të miliarderëve


Panama Papers“, është një nga rrjedhjet më të mëdha të informacionit mbi të cilën gazetarët kanë hulumtuar.

Bëhet fjalë për 11.5 milionë dokumente që datojnë nga viti 1977 deri në vitin 2015. Të dhënat janë përpunuar nga një ekip prej më shumë se 370 gazetarë nga 76 vende.

Sipas informacioneve në këto dokumente, janë rreth 600 kompani izraelite dhe 850 aksionarë izraelitë që kanë fshehur para në këtë parajsë fiskale.

Dokumentet e rrjedhura, përmendin edhe një avokat, i quajtur Assaf Halkin, i cili ka regjistruar katër kompani përmes firmës ligjore panameze.

Por një biznes që Halkin ka themeluar jashtë vendit është GFI Technologies.

Kjo ishte regjistruar në maj të vitit 2013 në ishullin e Anguilla në mënyrë që të investojë në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë.

Sipas të dhënave, Halkin është shtetas shqiptar i cili në Shqipëri njihet me emrin Ismail Mulati.

Ai së bashku me një firmë kanadeze të quajtur Global Fluids International S.A. janë pronarët e kompanisë.

Halkin nuk iu përgjigj një pyetjeje të medias që ka publikuar lajmin, “Haaretz” në lidhje me llojet e investimeve që kompania bën, nëse ka të tilla, por komentoi se “të gjitha të ardhurat e aksionerëve izraelitë raportohen në organet tatimore izraelite”.

Por për Haaretz ata shpjeguan se kompania ishte regjistruar me qëllim marrjen e huas nga banka për të investuar në pasuri të paluajtshme në Evropë.

Banka do t’i akordonte huan vetëm një korporate.

Ata shtuan se aktiviteti i kompanisë është i regjistruar pranë zyrës së taksave në Izrael. Taksa e detyruar për aktivitetin në fjalë paguhet në Izrael.

 

/ Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0