Skandali i Facebook, Mark Zuckerberg përballet me parlamentin Europian

Skandali i Facebook, Mark Zuckerberg përballet me parlamentin Europian


Themeluesi i Facebook nuk do të shpëtojë vetëm me dëshminë që dha për Kongresin Amerikan, në lidhje me skandalin e privatësisë për 86 milionë përdorues të Facebook..

Mark Zuckerberg ka pranuar të vizitojë Parlamentin Europian, thotë Antonio Tajani, kryetari i Parlamentit.

“Themeluesi dhe CEO i Facebook ka pranuar ftesën tonë dhe do të jetë në Bruksel sa më shpejt të jetë e mundur, shpresojmë javën e ardhshme,” tha Tajani të mërkurën në Twitter.

“Qytetarët tanë meritojnë një shpjegim të plotë dhe të hollësishëm. E mirëpres vendimin e Mark Zuckerberg për t’u paraqitur personalisht para përfaqësuesve të 500 milionë europianëve “.

Vizita mendohet të mbahet javën e ardhshme, me dyer të mbyllura. Zuckerberg do të ketë një takim privat me drejtuesit e grupeve politike të parlamentit dhe disa eurodeputetë të zgjedhur.

Në një deklaratë, Facebook tha: “Ne kemi pranuar propozimin e Këshillit të Presidentit për t’u takuar me krerët e Parlamentit Europian dhe për të vlerësuar mundësinë për dialog, për të dëgjuar pikëpamjet e tyre dhe për të treguar hapat që po ndërmarrim për të mbrojtur më mirë privatësinë e njerëzve”.

/Politico

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0