SKAITECH & 3DSKAI,pjesëmarrës në Future2tech, dëshmojnë suksesin e tyre - Business Magazine Albania

SKAITECH & 3DSKAI,pjesëmarrës në Future2tech, dëshmojnë suksesin e tyre

3D SKAI është kompania e parë e printimit 3D në Shqipëri. Ata ofrojnë shërbime dhe zgjidhje për printimin dhe skanimin 3D, si dhe dizajnin për produktet AM dhe 3D.

Ata janë të specializuar në teknologjitë FDM, SLA dhe SLS për printimin 3D, dritën e strukturuar, skanimin me lazer 3D, fotogrametrinë për skanimin 3D.

SKAITECH është kompania e dronëve në Shqipëri, e themeluar në vitin 2020, me synimin për të definuar cdo të thotë “Prodhuar në Shqipëri”. Kompania ofron një gamë të gjërë shërbimesh, zgjidhjesh dhe produktesh me dron. Nga prodhimi dhe personalizimi i dronëve, deri te riparimi, konsultimi dhe trajnimi, SKAITECH është ofruesi kryesor për dronë në Shqipëri dhe Kosovë.

SKAITECH dhe 3DSKAI ishin pjesëmarrës në panairin Future2tech, ku prezantuan gamën e tyre të produkteve për vizitorët.

Lexo edhe: Zgjuarsi apo e kundërta? Ja çfarë kemi mësuar nga ChatGPT përgjatë 1 viti

Në një intervistë për BusinessMag, Arbi Bamllari, themelues i të dy kompanive u shpreh se ishte hera e parë që kompanitë merrnin pjesë në një panair dhe për më tepër në një panair teknologjie.

“Ne jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e këtij panairi. Mendoj që edukimi i tregut me teknologjinë më të fundit, si robotika, dronat, 3d printing apo edhe inteligjenca artificiale më në fund po dëshmohet prej nesh, që ne po sjellim këtë lloj teknologjie edhe në Shqipëri, por ne jemi duke prodhur produkte që të jenë të eksportueshme edhe jashtë si në Europë apo Amerikë dhe jemi duke punuar fort për këtë gjë”- u shpreh z.Bamllari.

Arla Bamllari, përfaqësuese  e 3DSKAI dhe SKAITECH shtoi:”Ne kemi sektorin e 3d printing, 3D scaning dhe 3D modeling. Kemi pasur pyetje se si funksionojnë teknologjitë që ne punojmë, interes nga individë për produkte të personalizuara apo edhe me kompani më të mëdha në industrinë inxhinjerike apo arkitekturës, që mund të kemi bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen. Kemi pasur mundësi që të zhvillojmë kontakte mjaft të mira në këtë panair.”

“Këta dy dronë që po ekspozojmë nga flota jonë janë të kalibrit të parë në Shqipëri.Njëri është për bujqësinë, tjetri është pjesë e infrastrukturës dhe energjisë  dhe mendoj që janë dëshmi që ne këto kapacitete tashmë i kemi sjellë edhe në Shqipëri”- përfundoi fjalën z.Bamllari.

Më poshtë gjeni linkun e videos:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0