Sistemi arsimor finlandez vjen edhe në Kosovë - Business Magazine Albania

Sistemi arsimor finlandez vjen edhe në Kosovë


Në ambjentet e Restaurant Garden, ditën e djeshme, në Prishtinë është shpalosur programi i Shkollës Finlandeze.

Shkolla Finlandeze vjen në Kosovë me staf ndërkombëtar (Finlandezë) dhe me program të fokusuar në kreativitet, zgjidhje të problemeve dhe mësim përmes lojërave. Programi ofrohet për ciklet parashkollorë, fillorë dhe të mesëm.

Në dallim nga sistemi aktual i edukimit, përveç lëndëve bazë, sistemi finlandez do t’u mundësojë nxënësve të programojnë dhe të mësojnë robotikën që nga mosha tre vjeçare.

Lexoni: Përse në Finlandë, 90% e nxënësve janë të shkëlqyer në shkollë?

Teknologjia është gurthemeli i sistemit të Shkollës Finlandeze në Kosovë, duke ju mundësuar nxënësve aftësimin dhe të mësuarin përmes lojërave dhe teknologjisë.

Kaija-Leena Salovaara, drejtoreshë e Shkollës Finlandeze në Kosovë, me përvojë 14-të vjeçare si profesoreshë dhe si drejtoreshë në institucione arsimore finlandeze theksoi nevojën e menjëhershme të transformimit të sistemit të edukimit në Kosovë.

Ndër të tjera ajo theksoi nevojën për një shkollë ku fëmijët janë në fokus dhe mësimi është kënaqësi.

Shkolla Finlandeze i vendos fëmijët në qendër të vëmendjes dhe duke i kuptuar nevojat e tyre ajo formon kurrikulat dhe programet. Fëmijët shmangin stresin dhe mësojnë në çdo kohë gjatë qëndrimit në kampus, madje edhe kur luajnë.

Alejtin Berisha, themelues i Shkollës Finlandeze tha se për çdo prind i cili dëshiron kualitetin më të lartë të edukimit për fëmijët e tij, “Shkolla Finlandeze e Kosovës” i ofron një ekosistem që i rrit fëmijët duke nxjerrë më të mirën nga ata, për të rritur kreativitetin e tyre dhe duke ofruar mundësinë që ata të socializohen.

Hapësira në kampus, aktivitetet si dhe veçanërisht mini qyteti brenda kampusit “HELPRI CITY” mundësojnë mësimin praktik të njohurive udhëheqëse, menaxhuese dhe nxit shpirtin krijues të fëmijëve.

Lexoni: Finlanda, vendi i parë në botë që do të ndryshojë sistemin arsimor

Pertti Reponen, drejtor ekzekutiv në TeacherGaming.com njëherazi dhe përgjegjës për zhvillimin e lojërave që fëmijët do t’i përdorin gjatë procesit mësimor në Shkollën Finlandeze shpalosi detajet se si po krijohet shkolla më e avancuar në teknologji në Ballkan. Lojërat si pjesë e mësimdhënies mundësojnë që fëmijët të mësojnë njohuritë bazë ndërkohë që luajnë.

Shkolla Finlandeze e Kosovës ofron kampusin e parë të dizajnuar për të integruar mjedisin shoqëror, artin dhe teknologjinë së bashku. Çdo kat i kampusit ka hapësirë të destinuar ku nxënësit kanë mundësi të kalojnë kohën duke u socializuar dhe duke u relaksuar me bashkëmoshatarët e tyre.

Shkolla Finlandeze vjen në Kosovë nga Shtatori i vitit të ardhshëm.

 

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0