Finlanda, vendi i parë në botë që do të ndryshojë sistemin arsimor - Business Magazine Albania

Finlanda, vendi i parë në botë që do të ndryshojë sistemin arsimor


Sistemi arsimor i Finlandës konsiderohet si një ndër sistemet më të mirë në botë. Në shkallë ndërkombëtare ajo është gjithmonë në krye të listës. Gjithsesi autoritetet kanë vendosur të revolucionarizojnë sistemin shkollor.

Zyrtarët e Finlandës duan ta heqin shkollën nga plani mësimor. Nuk do të ketë më klasa për fizikë, matematikë, letërsi, histori apo gjeografi.

Kreu i Departamentit të Edukimit në Helsinki, Marjo Kyllonen, shpjegoi ndryshimet:

“Ka shkolla të cilat bëjnë mësim sipas mënyrës së vjetër e cila ishte fitimprurëse në fillim të viteve 1990 – por nevojat nuk janë më të njëjta dhe ne duam diçka që të përshtatet me shekullin 21.”

Në vend të lëndëve të veçanta, studentët do të studiojnë evente dhe fenomene në një format shumëdimensional. Për shembull Lufta e Dytë Botërore do të trajtohet nga perspektiva historike, gjeografike dhe matematikore. Dhe duke u bërë pjesë e këtij kursi “Të punosh në një kafene”, studentët do të përvetësojnë të gjitha dijet e nevojshme rreth gjuhës angleze, ekonomisë dhe aftësive komunikuese.

Ky sistem do të aplikohet te studentët e gjimazit, duke filluar nga mosha 16 vjeç. Ideja është që studentët kanë të drejtën të zgjedhin vet lëndën apo temën të cilën duan të studiojnë, duke kuptuar kështu ambiciet për të ardhmen dhe aftësitë e tyre. Në këtë mënyrë asnjë student nuk do të bëjë lëndë si kimi apo fizikë duke e pyetur veten “Po kjo për çfarë më duhet?”

Formati tradicional i komunikimit mësues-nxënës gjithashtu do të ndryshojë. Studentët nuk do të ulin kokat nga frika mos pyeten në mësim por ata do të punojnë në grupe të vogla për të diskutuar zgjidhjen e problemeve.

Sistemi arsimor finlandez inkurajon punën kolektive, prandaj këto ndryshime do të prekin dhe mësuesit. Rreth 70% e mësuesve në Helsinki i janë nënshtruar një pune përgatitore për sistemin e ri dhe si rezultat ata do të shpërblehen.

Ndryshimet pritet të ndodhin në vitin 2020.

/BrightSide

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0