Sipërmarrjet drejt energjisë së rinovueshme. Shpallen edhe ankandet e para të energjisë së erës  - Business Magazine Albania

Sipërmarrjet drejt energjisë së rinovueshme. Shpallen edhe ankandet e para të energjisë së erës 

energji e rinovueshme

Shqipëria është tërësisht e varur nga hidrocentralet, pasi ende nuk ka plantacione me erë, ndërsa impiantet e energjisë diellore po instalohen ngadalë.

Kjo ka bërë që thatësirat dhe kriza energjetike për më shumë se një vit të rrisin borxhin publik, për shkak të importeve jashtëzakonisht të shtrenjta.

Shqipëria synon të bëhet një lider energjetik në rajon dhe një eksportues neto i energjisë deri në vitin 2030, sipas zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në prezantimin e konferencës vjetore. 

“Më tej, 55 projekte janë në pritje të miratimit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, tha Balluku, ndërsa në 2021-in u dhanë vetëm 7 leje për energjinë e rinovueshme. Sipas saj, kapaciteti i përgjithshëm që pritet të instalohet është 1.7 GW, me vlerë 1.1 miliardë euro. Qeveria gjatë vitit të kaluar ka miratuar shtatë projekte, me kapacitet total prej 300 MW dhe në vlerë të përbashkët 180 milionë euro”. 

Gjatë këtij viti, Shqipëria do të nisë edhe një projekt gazifikimi. Korça pritet të jetë qyteti i parë që do të ketë një rrjet gazi, e ndjekur nga Fieri. Këto qytete u zgjodhën për shkak të afërsisë së tyre me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP). Qeveria ka miratuar edhe një marrëveshje me Azerbajxhanin për të mundësuar financimin e projektit. 

Një tjetër projekt me rëndësi kombëtare është ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, i cili pritet të nisë në Nëntor. Zëvendëskryeministrja vlerësoi se projekti do të kushtojë 500 milionë euro dhe do të zhvillohet brenda pesë viteve.

Energjia, “me sytë” nga vetëprodhimi. Instalohen 570 impiante, 80% zotërohen nga bizneset

Numri i paneleve diellorë të instaluar për vetëprodhimin e energjisë është në rritje të ndjeshme. Deri në fund të muajit Tetor, u instaluan 570 impiante. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, 80% e tyre u përkasin bizneseve, ndërsa pjesa tjetër, prej 20% u takon konsumatorëve familjarë. Fuqia totale e instaluar arrin në 55 MW, ndërkohë që janë edhe 200 kërkesa të tjera që presin miratimin nga institucionet përgjegjëse. Interesi i shtuar për vetëprodhimin e energjisë nga bizneset, ka ardhur pas nxjerrjes së tyre në tregun e liberalizuar në janar të këtij viti, që solli përballjen me çmime të larta të energjisë. 

Artikulli u publikua më parë në faqen 26 të numrit 31 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0