Sipërmarrësit, interes në rritje për ndërtimin e centraleve të prodhimit të energjisë nga panelet diellore » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 21/04/2017

Sipërmarrësit, interes në rritje për ndërtimin e centraleve të prodhimit të energjisë nga panelet diellore

Share
nga Fiorela Jaupi
Pri 21, 2017
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Në Shqipëri janë rritur aplikimet për ndërtimin e centraleve të prodhimit të energjisë nga panelet diellore.

Ministria e Energjisë bën të ditur se, kërkesa e parë është depozituar për një central në zonën e Topojës në Fier. Një investim privat me një fuqi të instaluar deri në 2 megavat, pothuajse sa një hidrocentral i vogël.

Ekspertë të energjisë shprehen se, deri tani janë bërë dy aplikime dhe po vazhdon një i tretë, në lidhje me investime në ndërtimin e centraleve të prodhimit të energjisë nga panelet diellore. Fuqia e tyre arrin deri në 2 megavat, brenda pritshmërive të parashikuara.

MEI bën të ditur se energjia nga dielli po kthehet në një mundësi të leverdisshme për qytetarët. Një çati me panele diellore mund të mbulojë një konsum mesatar mujor prej 500 kilovatësh. Prodhimi zgjat deri në 25 vite dhe kostoja mbulohet brenda 8 viteve të para. Për investime të tilla nuk nevojitet liçenca nga ERE, madje energjia e tepërt mund të hidhet në rrjetin e OSHEE-së.

Burimi: ata.gov.al

Evente

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00