Sipërmarrësi i Vitit dhe Startupi i Vitit, voto në Businessmag.al - Business Magazine Albania

Sipërmarrësi i Vitit dhe Startupi i Vitit, voto në Businessmag.al

sipërmarrësi
~2 minuta lexim

10 ditë më parë Businessmag.al hapi nominimet për Sipërmarrësin/en e Vitit dhe Startupin e Vitit. Qindra persona nominuan sipërmarrës e startup-e, duke tejkaluar pritshmëritë tona, si nga numri i të nominuarve, edhe nga numri i personave që u përfshinë në platformën tonë dhe në mediat tona  sociale.

Mbyllja e nominimeve me datë 17 i lë vend fazës së dytë, asaj të votimit të startup-eve dhe sipërmarrësve më të nominuar mes të gjithë të nominuarve.

Voto Këtu sipërmarrësin dhe/apo Startup-in e Vitit.

Kjo është hera e parë që BM, organizon nominimet dhe votimet për  Sipërmarrësin dhe Startupin e vitit. Sipërmarrja është “motori” i cili mban gjallë ekonominë e një vendi. Ky është një vit i rëndësishëm e sfidues për cdo biznes e sipërmarrës por në vecanti për startup-et. Ende në fazë inkubimi apo testimi, ato duhej të vepronin në kushte të reja tregu.

Ndaj ju ftojmë të votoni këto ditë për sipërmarrësin/en më të mirë sipas jush, si dhe për Startupin  e Vitit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0