Sipërmarrësi i pasigurtë për ekonominë, por me besim të lartë tek biznesi i tij

Sipërmarrësi i pasigurtë për ekonominë, por me besim të lartë tek biznesi i tij


Të dhënat e fundit të Fondacionit “Kauffman” tregojnë se grupe të ndryshme sipërmarrësish kanë një këndvështrim të ndryshëm për klimën e biznesit.

Me shqetësimet, optimizmin, e mësimin nga dështimet, sipërmarrja në mbarë botën flet të njëjtën gjuhë. Duke iu referuar vrojtimit të Fondacionit “Kauffman”, sipërmarrësja konsulente Elisabeth Gore, thotë se, “Ju jeni si unë, keni topin e kristaltë për të kuptuar çfarë do të ndodhë në vitin 2019. Në fakt, ende po përpiqeni të kuptoni çfarë ndodhi në 2017-ën, e ku të drejtoheni këtë vit”.

Si sipërmarrës duhet të shohim përpara, dhe të planifikojmë për tremujorin e ardhshëm, vitin e ardhshëm dhe madje çfarë trendi do të ndjekim në tre vitet e ardhshme.

Vrojtimi i prezantuara së fundi nga Fondacioni “Kauffman”, “Gjendja e sipërmarrjes në 2018” tregon se sipërmarrësit ndihen optimistë në përgjithësi për perspektivat e rritjes së biznesit dhe të ardhmes së tyre ekonomike, pavarësisht nga një pikëpamje më pak optimiste ndaj ekonomisë kombëtare si një e tërë. Me pak fjalë, çdo njëri është i shqetësuar, por sipërmarrësit thonë “ne i kemi hyrë tashmë kësaj”.

Sipërmarrësit janë të guximshëm

Të pyetur se si e presin mbarëvajtjen e biznesit të tyre këtë vit, 88 % e bizneseve të reja dhe 81 % e bizneseve të vjetra, projektojnë të performojnë mirë dhe 56 % e bizneseve të reja e 40% e bizneseve të vjetra, thanë se kanë rritur fitimet. Për sipërmarrësit, kjo është arsye për të festuar dhe për të qenë optimist. Shumica e themeluesve, qëndrojnë larg lajmeve dhe në vend të kësaj dëgjojnë klientët e tyre, për të parashikuar të ardhmen.

Por të jemi më specifikë. Elisabeth thotë, “Në shoqërinë tonë “Alice”, jemi të fokusuar veçanërisht të ndihmojmë për sukses gratë dhe sipërmarrjet që vijnë nga monoritetet, kështu që kur shkojmë më thellë në trendet e tyre, rezultati është i habitshëm:

Gratë sipërmarrëse nuk janë edhe aq optimiste

Krahasuar me homologët e tyre meshkuj, gratë sipërmarrëse raportuan më pak pikëpamje pozitive mbi ekonominë kombëtare dhe klimën ekonomike për biznesin. Mes startup-eve më pak se 5 vjeç, vetëm 38 % e themeluese gra vlerësuan pozitivisht ekonominë, krahasuar me 51 % të meshkujve. Ekziston edhe një hendek 10-pikësh mes burrave (69 %) dhe grave (59 %) nëse ata japin një vlerësim pozitiv për klimën e biznesit. Në mënyrë të ngjashme, sipërmarrëset femra janë më pak të kënaqura me fitimet e tyre krahasuar me sipërmarrësit meshkuj. Një burim shqetësimi në këtë drejtim vlerësohet të jetë aksesi më i ulët në financim.

Sipërmarrëset gra ndihen më pak të mbështetura nga qeveria

80 % e grave në startup thonë se nuk janë mbështetur nga qeveria kur kanë ndërmarrë nismën në biznes. Në mënyrë të ngjashme, vetëm 35 % e grave fillestare bien dakord se qeveria kujdeset për njerëz si ata. Vlen të përmendet se rreth 90 %e të gjithë sipërmarrësve të anketuar mendojnë se qeveria duhet të shpenzojë më shumë kohë për të mbështetur bizneset.

Hapat taktikë në biznes janë shqetësimi kryesor

Ne kemi kaq shumë pyetje në Alice, thotë Elisabeth, përsa u përket taksave dhe sigurimeve. Nuk është surpirzë pse këto janë shqetësimet kryesore, sipas saj. Fondacioni Kauffman i pyeti sipërmarrësit për shqetësimet e tyre kryesore dhe kishte një shqetësim të përbashkët në përballjen e sfidave rreth taktikës së hapjes dhe zhvillimit të biznesit. Tre shqetësimet kryesore janë:

Pajisja me licencë

Sigurimi i biznesit

Pagesa e taksave

Lajm i mirë është se këto shqetësime janë adresuar disi nga shkëmbimi i njohurive dhe lidhjet e burimeve që mund të ndihmojnë pronarët e bizneseve të kuptojnë kriteret dhe hapat për secilën nga këto fusha.

Çfarë thonë topi i kristaltë?

Qëndrimet makro, duket se nuk kanë ndikim në faktin se si burrat dhe gratë presin që bizneset e tyre të zhvillohen këtë vit apo në vijim. Të dy palët raportojnë optimizëm të ngjashëm. “Një sipërmarrës duhet lënë të kalojë çdo barrier, edhe atë të ekonomisë kombëtare”, thotë Elisabeth. Por, vrojtimet na ftojnë të jemi më të vëmendshëm me homologet tona gra për t’iu ofruar atyre më shumë mbështetje.

Si sipërmarrës, ne priremi të jemi optimistë dhe t’u kushtojmë vëmendje tendencave ekonomike e të planifikojmë përpara. Por, unë pajtohem, thotë Elisabeth, “ne i kemi hyrë kësaj pune tashmë”.

burimi:  INC.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0