Sipas shkencës, të ankohesh bën shumë keq! - Business Magazine Albania

Sipas shkencës, të ankohesh bën shumë keq!


Pse ankohen njerëzit? Jo për të torturuar të tjerët me negativitetin e tyre, sigurisht. Duke nxjerrë emocionet jashtë, ne arsyetojmë, ne ndihemi më mirë.

Por shkenca sugjeron se ka disa të meta në këtë arsyetim. E para, jo vetëm që shprehja e negativitetit nuk tenton të na bëjë të ndihemi më mirë, por është gjithashtu një kurth, duke i bërë dëgjuesit të ndihen më keq. Psikologu i cili është marrë me studimin e shfrimit të inatit, Jeffrey Lohr, shpjegon se të shfrysh emocionet duket si një ide e mirë, por në fakt është tërësisht e kundërta.

Shfryerja e inatit nuk është e keqe vetëm për humorin tënd dhe humorin e miqve tuaj, por shkakton dëm në trurin dhe shëndetin tuaj.

Në portalin e psikologjisë, Psych Pedia, Steven Parton, një autor dhe student i shkencave njerëzore, shpjegon se si ankimi jo vetëm që ndryshon trurin për më keq, por ka gjithashtu efekte anësore për shëndetin mendor. Në fakt të ankoheni mund “t’ju vrasë”.

1. “Sinapset që ndizen bashkë, lidhen bashkë”

“Në trurin tonë ndodhen një sërë sinapsesh të ndarë nga njëri-tjetri me hapësira boshe të quajtura të çarat sinapsiale. Kurdoherë që keni një mendim, një sinaps çliron një lëndë kimike nëpërmjet kësaj të çare drejt sinapsit tjetër, duke ndërtuar kështu një ure ku mund të kalojë sinjali elektrik, i cili mban me vete informacionin e rëndësishëm që ju po mendoni,” shjegon Parton. “Sa herë që që kjo ngarkesë elektrike shkarkohet, sinapset afrohen bashkë në mënyrë që të zvogëlojnë distancën që ngarkesat elektrike duhet të kapërcejnë.”

Për ta thjeshtëzuar, pasja e një mendimi e bën më të lehtë për ju që atë mendim ta keni sërish. Jo vetëm mendimet negative të përsëritura e bëjnë më të thjeshtë që të vijnë në mendje mendime të tjera negative, por ato mund t’ju vojnë normalisht në çdo moment.

2. Ju përcaktoheni prej atyre njerëzve me të cilët shoqëroheni

Jo vetëm që të dilni vetëm me mendimet tuaja negative e bëjnë trurin tuaj mëtë predispozuar drejt negativitetit, por të njëjtën gjë bën edhe dalje me të njëjtët njerëz.

“Kur ne shikojmë dikë që përjeton emocionet tona (zemërim, mërzitje, lumturi etj.), truri ynë ‘provon’ të njëtjin emocion për të imagjinuar se çfarë po kalon edhe perosni tjetër. Dhe këtë e bën kjo është empatia. Kështu përftojmë mentalitetin e turmës.” Shkruan Parton.

Nëse doni që të forconi kapacitetin për pozitivitet dhe të dobësoni refleksin për zymtësi, “rrethojeni veten me njerëz të lumtur të cilët e lidhin trurin tuaj me dashurinë.”

3. Stresi është i tmerrshëm dhe për trupin tuaj gjithashtu

Të gjitha këto ngjajnë si një argument i mirë për të qëndruar larg negativitetit për të mbrojtur shëndetin mendor, por Parton këmbëngul që braktisja e zakonit të ankimit është esencial dhe për shëndetin mendor gjithashtu. “Kur këto sinapse të zemërimit, ju po dobësoni sistemin tuaj imunitar; po rrisni presionin e gjakut, po rrisni riskun e sëmundjeve të zemrës, obezitetin dhe diabetin dhe shumë prej problemeve të tjera të ushqyerjes,” thotë ai.

 

/Shkruar nga Jessica Stillman, Publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0