Sipas raportit të Bankës Botërore, ky është vendi më i mirë për të bërë biznes

Sipas raportit të Bankës Botërore, ky është vendi më i mirë për të bërë biznes


Zelanda e Re renditet sipas Bankës Botërore, si vendi më i mirë në botë për të filluar dhe drejtuar një biznes për vitin 2018, duke lënë pas kështu Singaporin, Danimarkën dhe Hong Kongun.

Britania e Madhe ra në vendin e nëntë, ndërsa Norvegjia u ngjit në vendin e shtatë në një vit kur Banka Botërore tha se qeveritë kanë çuar përpara një numër rekord reformash ndaj rregulloreve të biznesit dhe rregullave tatimore për të mbështetur bizneset private.

Maqedonia, Emiratet e Bashkuara, Malajzia dhe Mauritius listohen si vendet më miqësore ndaj biznesit, në listën e në 20 vendeve nga Banka Botërore që renditen ndër më të lartat.

Presidenti i Grupit të Bankës Botërore Jim Yong Kim tha se sektori privat luajti një rol të rëndësishëm në “krijimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe reduktimit të varfërisë në të gjithë botën”.

“Rregullat e drejta, efikase dhe transparente, të cilat bëjnë promovimin e Të Bërit Biznes, janë themeli i një ekonomie të gjallë dhe mjedisit sipërmarrës”, tha ai. “Është e nevojshme për qeveritë të përshpejtojnë përpjekjet për të krijuar kushtet për sipërmarrjen private që të lulëzojë dhe komunitetet të përparojnë”.

Raporti thekson përpjekjet e vendeve në zhvillim për të zbatuar pagesat elektronike të taksave, proçedurat e shpejta për ngritjen e një biznesi dhe koston e ulët dhe lehtësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Pikërisht këto elementë e bëjnë Zelandën e Re, vendin më të mirë për të bërë biznes.

/TheGuardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0